Gjesti shembullor i Milanit, kuqezinjtë solidarizohen me tifozët e vjetër

Klubi i Milanit ka marrë një nismë të bukur në këtë situatë të vështirë. Kuqezinjtë janë ndër klubet më të dashura në planet, edhe pse kanë vite që po vuajnë. Gjendja në Itali vazhdon të jetë kritike, karantina vazhdon dhe shumë njerëz po humbasin jetën, transmeton ABC.

Drejtuesit e “Djallit” kanë vendosur të ndihmojnë tifozët e vjetër. Të gjithë atyre që janë mbi 65 vjeç dhe kanë blerë abone për këtë sezon, do t’u dhurohen ushqime falas dhe pajisje mjekësore, si maska fytyre.

Këtë të premte nisi dorëzimi i 2 mijë kutive të para për tifozët mbi 65-vjeç, të cilëve do u dërgohen ndihmat në shtëpitë e tyre. Një solidarizim të kësaj forme ka kryer edhe klubi i Romës, teksa lojtarët e Bolonjës ka telefonuar disa prej tifozëve për të biseduar dhe ndarë me ta disa momente të bukura.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button