90-vjeçarja shqiptare u shërua nga virusi korona

Një 90-vjeçare nga Hasi është shëruar nga koronavirusi. Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Rama, i cili e ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale, transmeton ABC.

“Lajm i mirë: Nonë nifja nga Hasi, plot 90 vjeç, u shërua. Tani edhe 120 të paktën o non, se 100 nuk bohet llaf”, shkruan Rama.

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi sot se gjatë 24 orëvë të fundit janë konstatuar 7 raste të reja duke e çuar numrin total të të prekurve nga koronavirusi në 416. 7 reastet e reja me koronavirus janë konstatuar në Tiranë dhe Shkodër, me respektivisht 3 dhe 4 raste secila.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button