Do të lirohen për dy muaj nga pagesa bizneset me qira në Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka përgatitur një pako emergjente që quajtur “Prishtina 1”, e nëse situata me Covid-19 vazhdon atëherë do të prezantohet edhe pakoja “Prishtina 2”.

Këtë e ka bërë të ditur kreu i Prishtinës, Shpenda Ahmeti, në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit komunal.

“Kemi përgatit një pako emergjente e quajtur Prishtina 1, nëse vazhdon kjo gjendje mund të paraqitet mundësia që të prezantohet pakoja Prishtina 2. Pakoja “Prishtina 1” përmban 14 pika”, ka thënë Ahmeti, raporton KOHA.

Një ndër këto pika është edhe lirimi i bizneseve nga qiraja për dy muaj, kurse bizneset e gastronomisë që paguajnë për terasat do të lirohen nga pagesa për një vit.

“Pika1: Sigurimi i 5000 pakove në vlerë 50.000 euro që përfshinë mjete higjienike të dedikuara për familjet në nevojë me asistencë sociale mirëpo besoj se duhet t’i shpërndajmë këto ndihma edhe më gjerë. Javën e ardhshme vijnë 200 pako prej Odës Ekonomike. Të gjitha bizneset me qira në Komunën e Prishtinës do të lirohen nga qiraja për dy muaj rresht për pjesën që nuk mbulohet nga Qeveria. Bizneset e gastronomisë (vlen për të gjitha) që paguajnë taksë për shfrytëzimin e hapësirës publike (si terasat), do të lirohen për një vit nga pagesa”, ka thënë Ahmeti.

Ai gjithashtu ka shtuar se stacionit të autobusëve i është ndërprerë puna.

“Kemi menduar t’i subvencionojmë me paga, po ashtu edhe 8 çerdhe me bazë në komunitet. Derisa do të lirohen nga pagesat të gjithë prindërit me fëmijë në çerdhe. Nga 100 mijë euro për sport dhe kulturë, posaçërisht për klubet dhe sportistët të cilëve iu kanë ndalë të ardhurat. I kemi ndarë të ardhurat në këtë drejtim. Kemi publiku një program për artistët që të regjistrojnë koncertet online dhe që do të transmetohen në 3 televizione publike”, ka thënë Ahmeti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button