Janë mbyllur edhe 4 kafene dhe 40 aparate kafeje, 1.346 inspektime nga data 6 deri në 8 prill

Janë mbyllur katër objekte hotelerie në Manastir, Gostivar dhe Tetovë të cilët nuk e kanë respektuar ndalesën për punë, ndërsa jashtë përdorimit janë vënë 40 aparate kafeje në Shkup, Ohër dhe Gostivar, gjatë mbikëqyrjeve që i kanë zbatuar inspektorët e tregut nga data 6 e deri në 8 prill lidhur me respektimin e masave dhe rekomandimeve të Qeverisë për parandalim të përhapjes së koronavirusit.

Kryetarja e Këshillit Inspektues Magdelena Filipovska Grashkovska sot bëri të ditur se nga data 6 prill e deri më 8 të këtij muaji gjashtë shërbimet inspektuese kanë zbatuar gjithsej 1.346 mbikëqyrje prej të cilave 547 nga ana e Inspektoratit Shtetëror të Tregut.

Inspektorët e tregut kanë kryer edhe kontrolle vizuale në objektet hotelerie në shtet me ç’rast është konstatuar se e respektojnë ndalesën për punë, ndërsa te një pjesë e vogël e tregtarëve janë konstatuar rritje të çmimeve të prodhimeve dhe pas mbikëqyrje janë kthyer në vlerën e 11 marsit.

Gjatë 164 mbikëqyrjeve nga inspektorët pranë Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari janë shqiptuar gjashtë masa dhe edukime për shkak të trajnimeve të pazbatuara për njohurive themelore për siguri të ushqimit dhe janë shqiptuar shtatë vendime për gjendjen e përgjithshme higjienike të konstatuar, ndërsa subjektet juridike janë të angazhuara të kryejnë dezinfektim, transmeton MIA.

Janë kryer edhe 43 kontrolle nga inspektorët e Agjencisë për Barna, të cilët kanë konstatuar se nuk ka devijime specifike dhe se sektori i respekton rekomandimet, gjegjësisht mbahet rend para farmacive, ndërsa çmimet janë në pajtim me vendimet e Qeverisë.

Inspektorati i Punës, megjithatë, ka kryer 422 mbikëqyrje, gjatë së cilës ka lëshuar një vendim dhe 11 indikacione lidhur me respektimit të rekomandimit për lirimin nga puna të personave me fëmijë deri në 10 vjet. Punëdhënësit në përgjithësi i respektojnë rekomandimet e Qeverisë.

Inspektorati i Transportit, megjithatë, ka kryer 114 mbikëqyrje dhe sërish është konstatuar se transporti ndërkomunal është reduktuar për 90 për qind, ndërsa stacionet e autobusëve i respektojnë rekomandimet qeveritare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button