Forumi Imazh dhe Media shpërbleu rektorin e USHT-së

Me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë Forumi Imazh dhe Media ndau çmimet e edicionit të X më 23 dhjetor 2012, në sallën e Operave dhe Baletit në Tiranë. Në mbrëmjen Gala merrnin pjesë shumë personalitete të shquara nga të gjitha trojet shqiptare dhe diaspora. Për kontributin e dhënë në fushat e kulturës, medias dhe të çështjes kombëtare.

Familja e heroit legjendar Adem Jasharit u vlerësua për sakrificën për çlirim e Kosovës, akademik Esat Stavileci mori çmimin për kontribut të kauzës për bashkimin kombëtar, gazetari dhe shkrimtari Nustret Pllana u nderua me çmim për librin e tij të botuar pak kohë më parë “Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët”, kryetari i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa u nderua me çmimin për mbrojtjen e identitetit kombëtar në Luginën e Preshevës.

Me çmim u nderuar edhe Teatri i Operas dhe Baletit të Tiranë për operën “Skenderbeu”, çmimin e tërhoqi drejtori i saj Maestro Zhani Ciko, regjisor Petrit Ruka mori çmim për filmin dokumentar Film për Himnin Kombëtar, çmimi i Imazhit të femrës shqiptare intelektuale në Luftë dhe në Paqe ju ndan ish-luftëtares në luftën e 2001, prof. Teuta Kamberi – Llalla, ndërsa biznesmeni Ibrahim Kolari mori çmimin për imazhin për arritjen sukseseve në Diasporë të SHBA.

Çmimi për kontributin në arsim ju dha Vullnet Ahmetit, rektor i Universitetit Shtetëror të Tetovës, Kampioni i botës në tai e kick – boks, Ismail Keta u dha çmimi për imazhin e sportistit të mire për vitin 2012. I cili më datë 1 Dhjetor, u shpall kampion i botës, duke mundur hungarezin Jozef Diklaund. Mbrëmja vazhdojë në atmosferë të këngëve dhe valleve shqiptare./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button