Çastet e fundit para fillimit të karantinës, Shkupi në kaos (FOTO)

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut, për here të pare do të përjetojnë një kufizim të tërësishëm të lëvizjes, e cila ka filluar sot në orën 16:00, ndërsa do të zgjas deri në orën 05 të ditës së hënë. Për herë të pare, qytetarët nuk do të kenë mundësi që të dalin për 61 orë nga shtëpitë e tyre, njofton Portalb.mk.

Edhe pse një gjë e tillë ishte paralajmëruar para disa ditëve, dukej se megjithatë orët e fundit para fillimit të orës policore, qytetarët ishin kapluar nga një panik.

Rrugë të mbushura me vetura, radhë të mëdha para dyqaneve ushqimore e mishtoreve si dhe qytetarë të shumtë rrugës. Kjo ishte pamja e rrugëve të qytetit të Shkupit deri në çastet e fundit para fillimit të kufizimit të lëvizjes së lirë.

Numri i madh i veturave të qytetarëve, krijonte trafik jashtëzakonisht të dendur, duke ngadalësuar në këtë mënyrë komunikacionin dhe duke shkaktuar kaos në rrugë.

Siç mund të shihen edhe në fotografitë e më poshtme të siguruara nga Portalb.mk, kolona e veturave ishin shumë të gjata nëpër rrugët kryesore.

Kolona e veturave
Kolona e veturave

Ndërkohë, radhë të gjata të pritjeve, kishte edhe para dyqaneve ushqimore. Qytetarët shfrytëzonin momentetet e fundit, për t’u furnizuar me gjërat elementare ushqimore dhe gjëra që ju nevojiten, pasi nuk do të kenë mundësi të dalin për blerje deri ditën e hënë.

Kolona para marketeve
Kolona para marketeve
Kolona para marketeve
Kolona para marketeve
Kolona para marketeve

Vendimi për një karantinë të tillë u miratua para disa ditëve nga Qeveria, e cila vendosi që të ashpërsoj masat kundër përhapjes së mëtejmë të virusit korona në Maqedoninë e Veriut.  Sipas vendimit të Qeverisë, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, ora policore gjatë ditëve të punës fillon nga ora 16:00 – 5:00, ndërsa gjatë fundjavave qytetarët janë plotësisht të ndaluar të lëvizin. Nga ndalesa janë përjashtuar policia, armata, punonjësit e shëndetësisë, dhe po ashtu nuk vlen për maketet dhe restorantet që janë furnizues të produkteve. Farmacitë do të funksionojnë pa ndalesa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button