Pendarovski-Mishell: Solidaritet evropian për betejë të përbashkët kundër Kovid-19

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot realizoi bisedë telefonike me kryetarin e Këshillit Evropian, Sharl Mishell, në të cikën ka shprehur falënderim për mbështetjen e tij që qartë dhe të hapur për vendimin për fillimin e negociatave aderuese për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, duke theksuar se me këtë akt Unioni, në rrethana të jashtëzakonshme, ka konfirmuar se vendi i shteteve të Ballkanit Perëndimor është në familjen e përbashkët evropiane.

Siç bëri të ditur Kabineti i presidentit, Pendarovski në këtë kontekst është interesuar për dinamikën për mbështetjen dhe miratimin e kornizës negociuese për shtetin tonë dhe për kornizën kohore për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Pendarovski ka shprehur mirëkuptim për shtyrjen e Samitit të liderëve të BE-së dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor i cili duhej të mbahet më 7 maj në Zagreb, duke theksuar se përballja me përhapjen e pandemisë me virusin Kovid-19 është prioritet absolut i të  gjitha vendeve në këto momente. Megjithatë, ai ka shfaqur shpresë se do të mbahet ritmi  i punës dhe vendosjes përmes modaliteteve të reja teknike, për shembull, video konferencave, ndërsa në interes edhe të BE-së të shteteve t Ballkanit Perëndimor.

Bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer informacione për gjendjen në Union dhe tek ne, lidhur me përballjen me pasojat nga përhapja e Kovid-19. Pendarovski e ka informuar Mishellin për masat dhe aktivitetet që institucionet kompetente i ndërmarrin në përballjen me pasojat nga pandemia, si dhe sfidat e pritura me të cilat vendi do të përballet në periudhën e ardhshme duke u përballur me pasojat e pandemisë, transmeton MIA.

Presidenti Pendarovski ka shprehur falënderim  për ndihmën të cilën Bashkimi Evropian na e jep përmes fondeve të BE-së si edhe në nivel dypalësh që vendet-anëtare e donojnë në pajisje mjekësore dhe mbrojtëse.

Është konstatuar se krahas faktit se Bashkimi Evropian është partneri kryesor tregtar dhe ekonomik i shtetit tonë, nga fillimi i pandemisë, Unioni ofron edhe ndihmë të konsiderueshme financiare. Mbështetja e deritanishme arrin rreth 69 milionë euro prej të cilave 4 milionë euro për mbështetje urgjente për sistemin shëndetësor, 3 milionë euro  mbështetje të drejtpërdrejtë buxhetore, 12 milionë euro për sektorin privat dhe 50 milionë euro për ndihmë të ekonomisë, me qëllim të rikuperimit socio-ekonomik të vendit për shkak të pasojave nga epidemia e koronavirusit.

Në bisedën telefonike presidenti Pendarovski ka shprehur solidaritet  me vendet anëtare më të mëdha të Unionit, të cilat janë dhe më shumë të prekura nga pandemia, dhe shprehu pritje se me solidaritet dhe bashkëpunim të ngushtë të kontinentit evropian, do të fitohet edhe kjo betejë, si dhe përballja me sfidat të cilat i sjell kriza globale shëndetësore, ekonomike dhe sociale e shkaktuar nga Kovid-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button