Tetovë, ja shitoret që do të jenë në shërbim të qytetarëve gjatë izolimit të vikendit

Me rekomandim të Qeverisë së RMV-së, shtabet e krizës të komunave janë detyruar të caktojnë operator ekonomik për të siguruar gjërat e nevojshme qytetarëve të cilët për dy ditë radhazi do të jenë të ngujuar në shtëpi si pasojë e izolimit shtëpiak njëzetekatër orësh, njofton Portalb.mk.

Nga ora 8:00 deri në 15:00 qytetarët e Komunës së Tetovës do të mund që gjërat e nevojshme të cilat gjenden në shitore, të i porositin përmes numrit të telefonit të një nga shitoret të cilën e kanë më afër, e që e njëjta është zgjedhur nga organet kompetente të kryejë këtë detyrë.

Këto janë shitoret së bashku me numrat e telefonit të cilat do të jenë në shërbim të qytetarëve gjatë orës policore të vikendit.

  • Alda Market & Ense Holding, rr.Ivo lola Ribar, nr.381. Numër kontakti 075 257 610
  • Tineks-MT, rr. Ilindenska, nr. 18-B. Numër kontakti 044 334 592
  •  Neti Bona, rr. 167 Reçice e vogël. Numër kontakti 070 539 397
  •  Lider Market, rr. Shtipska, nr.141. Numër kontakti 070 209 576
  • Alb-Kom, rr.101, Poroj. Numër kontakti 070 348 389
  • Veze-Sharri, rr.101, Trebosh. Numër kontakti 076 499 999
  • Miga Market, rr. Lubotenska, nr.1-1. Numër kontakti 072 560 006
  • Oaza Market, rr.Shtipska, nr.103. Numër kontakti 075 468 497 & 071 609 209
  • Azur-ma, rr. Dervish Carra, nr.28. Numër kontakti 070 519 646
  • Vero Market – 075 499 783 & 075 499 682

Nga Komuna e Tetovës njoftojnë se personat të cilët do të bëjnë shpërndarjen e produkteve nga shitoret e lartpërmendura, detyrimisht do të duhet të jenë të pajisura me mjete mbrojtëse për parandalimin e virusit korona.

Ndryshe, restorantet apo operatorët tjerë ekonomik të cilët shpërndajnë ushqime të gatshme gjithashtu do të jenë në shërbim të qytetarëve gjatë vikendit, me orar të cilin vetë këto biznese e kanë përcaktuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button