Antikorrupsioni hapi procedurë kundër 10 prokurorëve të PSP-së, Janevës, Fetait, Bubevskit, Stefanovës…

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KShPK) vendosi që të ngrit procedurë kundër 10 prokurorëve të cilët kanë punuar në ish Prokurorinë Speciale Publike dhe nuk i kanë paraqitur kompensimet shtesë, njofton Portalb.mk.

“Komisioni ka mbledhur të dhëna nga Ministria e Financave prej të cilave ka konstatuar se ish prokurorët e PSP-së vazhdimisht kanë pranuar të ardhura shtesë (kompensime) dhe për të njëjtat pas tejkalimit të vlerës prej 20% të rrogës nuk kanë paraqitur ndryshim të gjendjes pronësore me çka kanë vepruar në kundërshtim me nenin 86 të Ligjit të Parandalimit të Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit (LPKK)”, thonë nga Antikorrupsioni

Sipas LPKK-së, ata janë të obliguar që nëse marrin kompensime më shumë se 20% të rrogës së tyre, të njëjtat t’i paraqesin.

Prokurorët kundër të cilëve Antikorrupsioni ka ngritur procedurë janë: Katica Janeva, Fatime Fetai, Elizabeta Josifovska, Lile Stefanova, Burim Rustemi, Gavrill Bubevski, Stevço Donev, Trajçe Pelivanov, Artan Ajro dhe Libomir Llape.

Në mesin e tyre nuk është prokurorja Lençe Rostoska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button