Nuk do të ketë sanksione për personat që do të paraqesin vepër penale gjatë orës policore

Pas kërkesës së rrjetit kombëtar të organizatave që të bëhen përjashtime nga sanksionet për gratë dhe fëmijët e tyre që e lëshojnë shtëpinë e tyre për shkak të kërcënimit dhe rrezikut direkt nga dhuna. Ministria e Punëve të Brendshme informoi se qytetarëve nuk do t’u duhet leje e posaçme nëse dëshirojnë që të paraqesin vepër penale. Atë mund ta bëjnë nëpërmjet numrit telefonik falas 192 ose në stacionin më të afërt policor, njofton Portalb.mk.

“Kjo do të vlejë edhe për qytetarët të cilët për shkak të dhunës ose ndonjë vepre penale u nevojitet ndihmë në institucion shëndetësor”, thonë nga MPB.

 

Prej atje theksojnë se institucionet funksionojnë dhe për të gjitha paraqitjet për dhunë familjare do të veprohet në koordinim me ekipet e qendrave për punë sociale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button