Stili ushtarak, në modë këtë dimër

Për të qenë ‘cool’ në këtë sezon nuk mund të mos keni në dollapin tuaj të paktën diçka që ju kujton stilin ushtarak.

Moda ‘low cost’ ka vendosur ta vesh femrën si një ushtar. Femra që do të vendosin të ndjekin këtë stil për dimrin 2013 pa dyshim që duhet të ketë një karakter të fortë dhe kërkon ta tregojë duke zgjedhur një pamje të tillë. Qoftë në zgjedhjen e ngjyrave, që janë ngjyrat klasike si jeshilja e errët, e kafta dhe e zeza, deri tek modelet e veshjeve.

Edhe xhaketat, kompletet klasike me xhakete dhe pantallona kanë një pamje më formale mashkullore, me prezencën e butonave të artë, xhepa në xhaketë./Telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button