Do të ndalojë ulja e çmimeve të derivateve, OPEC do ta ndalojë prodhimin e naftës

Organizata e vendeve, eksportues të naftës, OPEC, në video-konferencë në orët e hershme të mëngjesit të premten, e skicon marrëveshjen, sipas të cilit, oferta globale e naftës duhet që të ulet për 10 milionë barel në ditë, gjegjësisht për një të pestën ose 10% prej ofertës globale, shkruan Rojters, transmeton Portalb.mk.

Kështu, prodhimtaria do të duhej të zvogëlohet për 10 milionë në maj dhe në qershor edhe për 8 milionë barel në korrik. Nga janari 2021 deri në prill 2022 prodhimtaria do të ulej për 5 milionë shtesë barel në ditë. Veçmas insistohet në kyçjen e ShBA-së, e cila ishte ftuar në mbledhje, por nuk dihet nëse ka marrë pjesë, thekson “Rojters”. ShBA momentalisht është prodhuesi më i madh i naftës me 12 milionë barel në ditë.

“Shpresoj se Meksika do të shikojë se marrëveshja do të jenë në dobi, jo vetëm për Meksikën, por edhe për tërë botën. Kjo marrëveshje në tërësi varet nga pajtueshmëria e Meksikës”, deklaroi princi i Arabisë Saudite, Abdulaziz bin Selman.

Për shkak të masave për shkatërrimin e pandemisë me virusin korona, kërkesa globale për burimet e energjisë është ulur për 30% milionë barel në ditë. Avionët nuk fluturojnë, automjetet shfrytëzojnë shumë më pak, ndërkaq aktiviteti ekonomik në vend është gjithkund i pushuar. Numrat tregojnë se duke e pasur parasysh kërkesën, është parashikuar që të ketë ulje për 15 milionë barel në ditë, megjithatë, mbete tepricë e konsiderueshme e naftës në treg, thekson “Rojters”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button