RMV, Ministria e Shëndetësisë publikoi rezultatin e testimit të Zoran Zaevit
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut publikoi rezultatin e testimit të liderit të liderit të LSDM-së Zoran Zaev, në lidhje me virusin korona. Rezultati i testimit doli negativ, transmeton Portalb.mk.
“Ministra e Shëndetësisë informon që testi për virusin korona të kryetarit të partisë politike LSDM, Zoran Zaev, është negative”, informojnë nga MSH-ja.
Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot informoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 48 raste të reja të të infektuarve me virusin korona. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve në RMV është 711 persona ndërsa raste aktive janë 638.
Ministria informoi se sot nga Klinika për sëmundje infektive janë lëshuar 3 pacientë që janë shëruar, dy nga Tetova dhe një nga Kumanova. Gjithashtu, edhe një person në mjekim shtëpiak në Shkup, është shëruar. Me këtë, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është 41.
Ministria e Shëndetësisë informoi se në statistikën e personave që kanë humbur jetë me virusin korona do të numerohet dhe personi nga Labunishta, për të cilin ministria dha njoftimin më 5 prill, i cili pas vdekjes është testuar dhe ka rezultuar pozitiv në virusin korona. Gjithashtu, në statistikë do të shtohet edhe i ndjeri në paraburgim në Burgun e Shutkës, për të cilën ministria dha dje informatë.
Sa i përket rezultateve të testimit të liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, ata do të dihen në ora 16.00, më pas do të ketë konferencë për shtyp ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Në ndërkohë, anëtarët e qeverisë kanë pasur kontakte Zaevin, presin rekomandimet e ministrit të shëndetësisë, nëse edhe ata do t’i nënshtrohen testimit.
Gjithsej në vend janë bërë 7.067 testime.
Të infektuarit e ri sipas qyteteve janë:
– Shkup 11
– Kumanovë 25
– Shtip 1
– Prilep 4
– Tetovë 1
– Strugë 3
– Ohër 1
– Gostivar 2
Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve në RMV është 711 persona. Sipas qyteteve, numri i përgjithshëm i të infektuarve me virusin COVID-19 është si vijon:
- Shkup – 284
- Kumanovë – 168
- Dibër – 49
- Shtip – 21
- Tetovë – 31
- Prilep – 50
- Strugë – 33
- Veles – 18
- Manastir – 8
- Ohër – 4
- Kavadar – 3
- Gostivar – 6
- Gjevgjeli – 4
- Strumicë – 2
- Kriva Pallankë – 3
- Radovish – 4
- Krushevë – 3
- Koçan – 19
- Probishtip – 1
Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/