RMV, Ministria e Shëndetësisë publikoi rezultatin e testimit të Zoran Zaevit

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut publikoi rezultatin e testimit të liderit të liderit të LSDM-së Zoran Zaev, në lidhje me virusin korona. Rezultati i testimit doli negativ, transmeton Portalb.mk.

“Ministra e Shëndetësisë informon që testi për virusin korona të kryetarit të partisë politike LSDM, Zoran Zaev, është negative”, informojnë nga MSH-ja.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot informoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 48 raste të reja të të infektuarve me virusin korona. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve në RMV është 711 persona ndërsa raste aktive janë 638.

Ministria informoi se sot nga Klinika për sëmundje infektive janë lëshuar 3 pacientë që janë shëruar, dy nga Tetova dhe një nga Kumanova. Gjithashtu, edhe një person në mjekim shtëpiak në Shkup, është shëruar. Me këtë, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është 41.

Ministria e Shëndetësisë informoi se në statistikën e personave që kanë humbur jetë me virusin korona do të numerohet dhe personi nga Labunishta, për të cilin ministria dha njoftimin më 5 prill, i cili pas vdekjes është testuar dhe ka rezultuar pozitiv në virusin korona. Gjithashtu, në statistikë do të shtohet edhe i ndjeri në paraburgim në Burgun e Shutkës, për të cilën ministria dha dje informatë.

Sa i përket rezultateve të testimit të liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, ata do të dihen në ora 16.00, më pas do të ketë konferencë për shtyp ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Në ndërkohë, anëtarët e qeverisë kanë pasur kontakte Zaevin, presin rekomandimet e ministrit të shëndetësisë, nëse edhe ata do t’i nënshtrohen testimit. 

Gjithsej në vend janë bërë 7.067 testime.

Të infektuarit e ri sipas qyteteve janë:
– Shkup 11
– Kumanovë 25
– Shtip 1
– Prilep 4
– Tetovë 1
– Strugë 3
– Ohër 1
– Gostivar 2

Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve në RMV është 711 persona. Sipas qyteteve, numri i përgjithshëm i të infektuarve me virusin COVID-19 është si vijon:

  • Shkup – 284
  • Kumanovë – 168
  • Dibër – 49
  • Shtip – 21
  • Tetovë – 31
  • Prilep  – 50
  • Strugë – 33
  • Veles – 18
  • Manastir – 8
  • Ohër – 4
  • Kavadar – 3
  • Gostivar – 6
  • Gjevgjeli – 4
  • Strumicë – 2
  • Kriva Pallankë – 3
  • Radovish – 4
  • Krushevë – 3
  • Koçan – 19
  • Probishtip – 1

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button