Shqipëri, 43-vjeçari shtirej si polic dhe u merrte para personave që ‘kishin shkelur karantinën’

Një 43-vjeçar nga Kuçova është arrestuar pasi shtirej si punonjës policie për të mashtruar qytetarët duke u marrë para, nëpërmjet presionit. I veshur me uniformë policie, Ismet Hada ndalonte njerëzit për t’u marrë para, me justifikimin se kishin bërë shkelje, njofton Class.

Sipas Shqiptarja.com, 43-vjeçari ka shfrytëzuar situatën e krijuar nga koronavirusi për të mashtruar personat që kishin thyer karantinën. Ai ka arritur t’u marrë dy qytetarëve para dhe një celular, me argumentin se po i falte që kishin shkelur rregullat.

.
Foto: Shqiptarja.com

Ndaj tij, rëndon akuza për veprat penale “Vjedhje me anë të mashtrimit” dhe “Përvetësim i titullit dhe detyrës shtetërore”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button