Pse izolimi nga koronavirusi në Zelandën e Re ka sjellë vetëm dy vdekje?

Sipas të dhënave të fundit nga Universiteti Johns Hopkins, izolimi për shkak të pandemisë globale të koronavirusit që ka goditur gjithë botën mbarë, ka sjellë një situatë disi të çuditshme në Zelandën e Re. Deri tani të dhënat zyrtare aty raportojnë për vetëm dy raste të vdekjeve.

Zelanda e Re vendosi bllokimin e rreptë muajin e kaluar, prej datës 25 mars, situatë kjo që është vendosur zyrtarisht të zgjasë katër javë, me fokus eliminimin e virusit sa më shumë. Në më pak se dy javë, numri i rasteve të reja të koronavirusit në ditë është zvogëluar në mënyrë të ndjeshme.

Një total prej 65 pacientësh të shëruar është konfirmuar të martën dhe vetëm 54 raste të reja, raportoi The Washington Post. Një person, një grua e moshuar me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese ka vdekur nga ky virus.

Mungesa e vdekjeve dhe zvogëlimi i rasteve të reja kanë bërë që disa shtete të thërrasin qeveritë për të hequr kufizimet, por kryeministrja Jacinda Ardern është e vendosur që vendi do të vazhdojë bllokimin për dy cikle të plota 14-ditore të inkubacionit.

.

Ardern njoftoi bllokimin 48 orë para njoftimit zyrtar, për të përgatitur popullin që të qëndrojë mbyllur në shtëpi, si edhe për të bërë blerjet e rastit dhe ato më të rëndësishmet, ndërkohë që ata që kanë punë duhet të vijojnë ta bëjnë këtë online. Edhe noti në plazh dhe gjuetia janë ndaluar.

Numri i rasteve të reja ditore arriti kulmin në 89 të enjten, dhe shumica e tyre ishin udhëtarë që kishin lëvizur në shtete të tjera. Disa ekspertë amerikanë po i bëjnë thirrje Presidentit Trump që të ndjekë gjurmët e Ardern dhe të zbatojë një plan të përqendruar kundër koronavirusit për të zvogëluar numrin e rasteve të reja në Sh.B.A.

Kryeministrja raportohet se po konsideron një karantinë të detyrueshme për Zelandën e Re deri në momentin që nuk do të ketë më raste të reja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button