Zyrtarë qeveritar kanë qenë në kontakt me Zaevin, presin rekomandime nga Filipçe

Anëtarë të qeverisë kanë pasur kontakte me kreun e LSDM-së Zoran Zaev, i cili është testuar për Kovid-19, pasi ka pasur kontakt me person të infektuar. Rezultatet nga testimi i Zaevit priten gjatë ditës, ndërkohë që edhe qeveritarët që kanë pasur kontakt me Zaevin po presin rekomandimet e ministrit të shëndetësisë Venko Filipçe, nëse edhe ata do t’i nënshtrohen testimit.

Këtë e ka deklaruar ministrja e financave Nina Angellovska.

“Gjithsesi se kemi qenë në komunikim me kryetarin e LSDM-së. Bëhet fjalë për vetizolim që do të zgjas 14 ditë. Rezultatet akoma nuk dihen”, tha Angellovska.

Ndryshe, kryeredaktori i televizionit Kanal 5, Goce Mihajlloski, është pozitiv në virusin korona, konfirmojnë nga televizioni.

Përpara një jave, në emisionin ku ai personalisht është moderator, ka pasur intervistë me liderët e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski. Për këtë, të dy liderët e partive janë në vetëizolim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button