Dorëheqje në kryesinë e Barcelonës

Gjashtë drejtorë të Barcelonës dje dhanë dorëheqje. Kjo u njoftua nga “La Vangvardia”, e cituar nga revistat kryesore të vendit.

Këto janë katër drejtorët, të cilët kryetari Pep Maria Bartomeu i ka thirrur për t’i larguar – Emili Ruso, Enrike Tombas, Silvio Elias dhe Zhosep Pont, të cilëve iu bashkuan edhe dy të tjerë – Maria Teiçidor dhe Zhordi Kalsamiglia.

Pas largimit të tyre, Bordi i drejtorëve do të zvogëlohet nga 19 në 13. Nuk do të jetë surprizë nëse do të ketë më shumë dorëheqje, ndërsa Bartomeu do të duhet të emërojë zëvendës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button