Top pesëshja e miteve ruse për NATO-n dhe Kovid-19

Në luftën tonë të përbashkët kundër pandemisë së Kovid-19, faktet dhe informacionet nga burimet e besueshme janë më të rëndësishme se kurdoherë. Prej fillimit të krizës, autoritetet ruse adresojnë akuza të pavërteta në raport me rolin e NATO-s në luftën kundër virusit, bën të ditur Aleanca në ueb-faqen e saj, duke publikuar top pesë mitet ruse për NATO-n dhe korona virusin.

MIA në vazhdim e publikon tekstin e plotë, të publikuar në ueb faqen e Aleancës.

Miti numër një – Kovid 19 do të sjellë deri te shpërbërja e NATO-s

Fakt – Tashmë 70 vite NATO-ja kujdeset për sigurinë e vendeve tona dhe qytetarëve tanë me përshtatje të vazhdueshme ndaj sfidave të reja. NATO është krijuar për t’u përballur me kriza dhe ne jemi duke punuar në drejtim të asaj që të parandalojmë që kjo krizë shëndetësore të bëhet krizë e sigurisë. Në shoqëritë tona, ka pjesëtarë të personelit civil dhe ushtarak të cilët janë pozitiv ndaj Kovid-19, por puna kryesore politike dhe ushtarake e NATO-s vazhdon. Aftësia jonë për të zbatuar operacione nuk është varrosur. Forcat tona janë në gjende të gatishmërisë dhe aktivitetet tona substanciale zhvillohen në mënyrë të papenguar, duke përfshirë edhe brigadat tona multinacionale në pjesën lindore të Aleancës, forcat tona detare dhe misionet tona nga Afganistani deri në Kosovë.

Vazhdojmë të sigurojmë parandalim dhe mbrojtje të besueshme dhe efektive, derisa i mbështesim përpjekjet kombëtare dhe ndërkombëtare për përballje me pandeminë. NATO aleatët vazhdojnë me mbështetjen e ndërsjellë në përballjen me Kovid-19 dhe qëndrojnë pranë njëri-tjetrit në frymën e solidaritetit, transmeton MIA.

Miti numër 2 – NATO përjeton dështim në mbështetjen e aleatëve në luftën kundër Kovid-19

Fakt – NATO ka rolin e saj në mbështetjen e aleatëve në luftën kundër Kovid-19. Kjo përfshin mundësimin e transportit ajror të mjeteve dhe pajisjeve mjekësore, në përputhje me kërkesat për mbështetje dhe ofertave të aleatëve dhe partnerëve, me ç’rast siguron mënyra inovative të përgjigjes. Më shumë aleate, në mesin e të cilave Çekia, Italia, Luksemburgu, Holanda, Maqedonia e Veriut, Rumania, Sllovakia dhe Spanja kanë përfitim nga kjo mbështetje. Me kërkesë të aleatëve, komandanti suprem i NATO-s, gjenerali Vollters tani është duke koordinuar mbështetjen e nevojshme ushtarake për parandalimin e krizës dhe përdorë rutat ajrore në hapësirën ajrore evropiane për fluturime ushtarake që transportojnë mjete mjekësore. Në Aleancën, forcat tona profesionale dhe ushtarake me trajnim të lartë luajnë rolin kryesor në mbështetjen e aktiviteteve kombëtare civile. Kjo përfshin logjistike dhe planifikim, spitale fushore, transport të pacientëve, dezinfektim të sipërfaqeve publike dhe vendkalimeve kufitare. Dhe derisa i mbështetë aleatët, NATO vazhdon të ushtrojë misionin e saj kryesor – garantimin e sigurisë dhe mbrojtjes për thuajse një milionë njerëz.

Miti numër 3 – Kovid 19 është armë e krijuar nga NATO

Fakt – NATO është Aleancë mbrojtëse dhe shërben për mbrojtjen e rreth një miliardë qytetarëve. Kovid -19 është sëmundje, që bartet nga kafshët te njerëzit. Siç është konfirmuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, të gjitha dëshmitë e arritshme tregojnë se SARS CoV-2, korona virusi që shkakton Kovid-19, ka prejardhje natyrore nga kafshët dhe nuk është virus i krijuar. Siç konfirmoi OBSH-ja, virusi i ri dhe sëmundja ishin të panjohura para shfaqjes së tyre në Vuhan, Kinë, në dhjetor të vitit 2019. Analiza e paradokohshme e genomit të sekuencës nga SARS-CoV-2 tregoi se nuk ka dëshmi se virusi është krijuar në laboratori ose i krijuar në ndonjë mënyrë tjetër.

Miti numër katër – Përmes stërvitjeve të NATO-s përhapet korona virusi

Fakt – Prej fillimit të pandemisë NATO vendosi masa rigoroze për të parandaluar përhapjen e virusit dhe të minimizojë rrezikun për personelin e tij në bashkësitë në të cilat shërben. Siç treguam tashmë në opinion, disa stërvitje të NATO-s dhe aleatëve u modifikuan ose anuluan. Këto janë masa të arsyeshme të kujdesit, meqë siguria e personelit tonë është prioriteti ynë kulmor. Personeli ushtarak mjekësor i NATO-s mbetet aktiv. Ata janë duke e ndjekur me zgjuarsi çdo ndikim potencial mbi forcat e NATO-s që janë sistemua në operacione. NATO vazhdon të vlerësojë situatën dhe ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për të zbutur përhapjen e virusit.

Miti numër pesë – NATO inkurajon shpenzime për mbrojtjen në kurriz të shëndetësisë

Fakt – Ministrat e jashtëm të NATO-s dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s e shprehën simpatinë dhe solidaritetin e tyre me të gjithë ata që janë të prekur nga Kovid-19, me punëtorët shëndetësor dhe të tjerët në radhët e para të luftës dhe me të gjithë ata që përballen me pasiguri financiare ose vështirësi. Në vendet demokratike, përcaktimi i buxhetit shtetëror është një proces kompleks politik që është reflektim i nevojave sociale, si dhe i prioriteteve kombëtare politike.  Në kohë të krizës forcat tona mund të luajnë rolin kryesor publik. Siç mund të shohim tani, forcat ushtarake të aleatëve janë pjesë thelbësore e përgjigjes kombëtare të Kovid-19, duke ndihmuar me mbështetjen e përpjekjeve civile me logjistikë dhe planifikim, spitale fushore, dezinfektim të sipërfaqeve publike dhe vendkalimeve kufitare. Shëndeti dhe siguria e tyre janë gjithashtu me rëndësi thelbësore për mirëmbajtjen e gatishmërisë sonë për t’i zmbrapsur kërcënimet dhe t’i mbrojmë kombet tona. Është me rëndësi që të vazhdojmë të investojmë në forcat tona ushtarake, por jo në kurriz të shëndetit publik, por të garantojmë siguri për njerëzit tanë dhe kombet tona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button