Lajm i mirë për filmin e preferuar të Netfilx

Për të gjithë adhuruesit e serialit të famshëm të Netlix, “La Casa de Papel”, ka një lajm të mirë. Së shpejti do të ketë edhe dy sezone të tjera të këtij seriali, njofton revista Class, transmeton Portalb.mk.

Sezoni i katërt i “Money Heist” sapo është publikuar në “Netflix”, por seriali do të ketë edhe sezonin e pestë dhe të gjashtë.

Kapitujt me aksion, aventura dhe të panjohura, ende nuk kanë marrë fund.

Spanjollja “Marca” shkruan se ‘hiti’ i Netflixit do të realizojë edhe dy sezone të tjera. Marrëveshja me gjigantin e transmetimit është bërë para se të publikohej sezoni i katërt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button