Në Burgun e Shutkës janë kontrolluar dhe janë marrë mostra prej 30 të paraburgosurve

Ministria e Shëndetësisë informon se pas marrjes së informatave së në Burgun e Shutkës ka ndërruar jetë një i paraburgosur, te i cili pas vdekjes është konstatuar virusi korona, gjatë ditës së djeshme në burgun hetues janë bërë kontrolle dhe janë marrë mostra prej 30 të paraburgosurve, njofton Portalb.mk.

“Sot në burgun hetues të Shutkës janë dërguar ekipe të përforcuara mjekësore, të cilët do të bëjnë kontrolle dhe do të marrin mostra prej të gjithëve që kanë qëndruar në pjesën e njëjtë me të ndjerin, ndërkaq do të testohen dhe kontrollohen edhe të punësuarit”, thonë nga Ministria.

Dje ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, informoi se një i paraburgosur në Burgun e Shutkës, ka ndërruar jetë nga infarkti, më pas i është bërë testi për virus korona.

Ai tha se kur është pranuar më 8 mars, i paraburgosuri nuk ka pasur simptoma, por më pas, pasi ka ndërruar jetë, ka dalë pozitiv.

“Bëhet fjalë për njeri që ka ndërruar jetë. Unë sa e di ka qenë vetëm në Burgun në Shutkë, s’kam informata se ka qenë tjetër kund”, tha Filipçe.

Ministri tha se në Burg po merren masa për t’u parandaluar shpërndarja e epidemisë, gjegjësisht po bëhen anketa me të gjithë ata që kanë pasur kontakt të afërt me të dhe rezultatet do të publikohen pas analizave.

Në lidhje me atë se a është e mundur që të lëshohen të burgosurit në shtëpi, Filipçe tha se duhet të shihen fillimisht analizat.

Përndryshe, Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut informoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 46 raste të reja të të infektuarve me virusin korona. Me këtë numri i përgjithshëm i të infektuarve në RMV është 663 persona. 

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button