COVID-19 mund të dëmtojë zemrën, madje edhe te personat që nuk janë të sëmurë me zemrën

Sëmundja COVID-19 e shkaktuar nga virusi SARS-CoV-2 është përhapur në të gjithë botën brenda disa muajve dhe akoma nuk po heq dorë. Deri më tani, ekspertët janë të vetëdijshëm për efektin e tij në mushkëri, por një studim i ri i publikuar në JAMA Cardiology tregon se sëmundja e re mund të dëmtojë edhe zemrën, madje edhe tek njerëzit që nuk kanë pasur më herët probleme me zemrën, shkruan Panacea, transmeton Portalb.mk.

Rrit rrezikun e vdekjes

“Sot ne e dimë se COVID-19 ka rrezik të dëmtimit të zemrës, pavarësisht nëse ka pasur sulm në zemër më parë, ndërsa njerëzit që kanë pasur sëmundje të mëparshme në zemër, kanë rrezik të lartë të vdekjes”, theksoi Dr. Mohamed Majid, autori i studimit dhe pedagog në Universitetin Teksas në Houston. Sipas Majid, jo vetëm COVID-19, por edhe sëmundjet tjera virale respiratore, të tilla si gripi dhe SARS, mund të përkeqësojnë sëmundjet kardiovaskulare ekzistuese ose të shkaktojnë probleme të zemrës tek njerëzit e shëndetshëm.

Studimi ka treguar gjithashtu ndryshim shumë të madh në vdekshmërinë midis njerëzve me sëmundje të zemrës para-ekzistuese dhe atyre që nuk kishin probleme me zemrën.
Të dhënat kineze

Ai thekson se në shumicën e epidemive të gripit, më shumë njerëz vdesin nga problemet e zemrës, sesa nga komplikimet e frymëmarrjes, siç është pneumonia. Një situatë e ngjashme pritet në mesin e atyre që janë të sëmurë rëndë me COVID-19. Sipas studimit të Qendrës për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve në Kinë, shkalla e vdekshmërisë së pacientëve me sëmundje të zemrës me COVID-19 në territorin e Kinës midis 30 dhjetorit dhe 11 shkurtit 2020, ishte deri në 10.5 përqind.

Fillon me problemet e frymëmarrjes

“Kjo është ajo që bëjnë shumica e viruseve. Zakonisht në virusin Epstein-Barr (shkaku i mononukleozës), por edhe te gripi, dhe sigurisht kjo nuk është një risi. Dallimi është i dukshëm në fazat e mëvonshme të sëmundjes – në fillim COVID-19 manifestohet më së shumti në organet e frymëmarrjes, ndërsa në fazat e mëvonshme prek fuqishëm zemrën”, thotë Dr. Brian Kolski, kardiolog në spitalin St. Jozef në Kaliforni.

Ekzistojnë disa arsye pse viruset, të tilla si gripi ose SARS-CoV-2, mund të jenë vdekjeprurëse. Tre më të zakonshmet janë: bashkë-infeksioni nga një shkaktarë tjetër, dështim i mushkërive si pasojë e dobësimit nga sëmundja dhe citokina, si rezultat i reagimi të tepërt të sistemit imunitar ndaj infeksionit.

“Citokinat janë proteina që rregullojnë një sërë funksionesh biologjike, përfshirë inflamacionin dhe rigjenerimin. Mirëpo, përgjigja inflamatore ndaj citokineve mund të çojë në dëmtim të zemrës”, thotë Dr. Ashes Parik, kardiolog në një spital të Teksasit.

Ekzistojnë disa arsye pse viruset, të tilla si gripi ose SARS-CoV-2, mund të jenë vdekjeprurëse.
Dështimi i zemrës

Kur kjo të ndodhë, mund të vjen deri te miokarditi tek pacienti, gjë që është gjendje potencialisht fatale.

“Myokarditi është inflamacion i muskujve të zemrës. Mund të çojë në dobësim të funksionit të pompës së muskulit të zemrës, domethënë në bllokimin e zemrës me funksion të zvogëluar, ose dështim të lindur të zemrës”, shpjegon Dr. Srinvas Gudimetla, kardiolog.

Matet me anë të testeve të gjakut

Studimi zbuloi se dëmtimi kardiak ishte i zakonshëm te pacientët e shtruar në spital me COVID-19 në Wuhan, Kinë. U përdoren të dhënat e 416 personave në Spitalin Renmin të cilët u zbuluan se ishin të infektuar me COVID-19. Dëmtimi i zemrës është zbuluar nga nivele të ngritura të proteinës troponin, që matet nëpërmjet të testit të gjakut. Goodimetla thotë se zbulimi i niveleve anormale të troponinës te pacientët kritikë me siguri nuk e ka ndryshuar trajtimin e pacientit.

Studimi tregoi gjithashtu ndryshim shumë të madh në vdekshmërinë midis njerëzve me sëmundje të zemrës para-ekzistuese dhe atyre që nuk kishin probleme me zemrën: në grupin e parë vdiqën 51% e njerëzve të prekur nga COVID-19, ndërsa në grupin tjetër 4.5%.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button