Zaev: Apeloj te të gjithë të dhurojnë dhe të gjejnë mënyrë për të ndihmuar, pasi që shteti mund t’i shohë llogaritë e tyre

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, dje në një intervistë në Kanal 5, duke folur për mbështetjen ekonomike që Qeveria e siguron për punëtorët dhe për bizneset, veçmas krahasuar me vendet e rajonit, sipas tij Maqedonia e Veriut ka siguruar ndihmë përkatëse në krahasim me PBV-në e vendit, por edhe të gjendjes ekonomike në të cilën e ka sjellë VMRO-DPMNE, njofton Portalb.mk.

“Në Slloven dhe Bullgari nuk ka pasur cunami paraprak ekonomik që ka kaluar dhe e ka sjellë shtetin në rritje të BPV-së në minus 1,8%, ne për dy vjet e gjysmë arritëm rritje prej 3,6%. Ne dëshirojmë që të japim më shumë, por nuk mundemi. Nëse punëtorët i ruajnë vendet e tyre të punës dhe nëse ndërmarrjet mbijetojnë, do të bëhet edhe buxheti”, tha Zaev.

“Dëshiroj të apeloj deri te të gjithë që të dhurojnë dhe të gjejnë mënyrë pasi që shteti mund t’i shohë llogaritë e tyre dhe të kompanive të tyre. Duhet që të ndihmojnë. Ajo do të respektohet dhe do të vlerësohet, pasi është e njerëzishme që të bëhet, e dyta ata që janë më të pasur duhet më shumë participojnë. Çekiçi nënkupton mbyllje të plotë, orë policore të plotë, mbyllje në shtëpi dhe atë e kanë bërë më pak vende, ndërkaq më shumë se 90% përqind e kanë zgjedhur vallen, po merren vesh qeveritë me bizneset, me punëtorët, me bankat popullore, derisa nuk mbaron kriza shëndetësore”, tha Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button