Euronjuz: Nuk ka ilaç të sigurt për Kovid-19

Nuk ka asnjë ilaç të sigurt për të trajtuar pacientët me Kovid-19, por shkencëtarët kërkojnë intensivisht trajtim më të përshtatshëm, njofton portali Euronjuz, transmeton Portalb.mk.

Dr. Didier Raul nga Instituti mjekësor i Universitetit në Marsejë, konsideron se ilaçi i lirë kundër malaries është efektiv në trajtimin e Kovid-19. Ai i bazon pretendimet e tij në rezultatet premtuese të studimit të kohëve të fundit të bërë nga grupi i vogël pacientësh, të cilët trajtohen me hlorokin, ilaç kundër malaries.

Por, Mari-Poll Kini është një nga skeptikët e shumtë në komunitetin shkencor, dhe ajo këtë argumenton se nuk ka asnjë provë përfundimtare se hlorokina (hidroksilklorina) është efektive.

“E di që është biseduar shumë për të, si në Francë, ashtu dhe vende të tjera, për pretendimet e studiuesve të caktuar që thonë se ilaçi funksionon, se ky ilaç do të shpëtojë botën. Por, për fat të keq, dëshmia se hidroksilklorina është efektive është shumë e dobët, madje dhe nuk ekziston”, tha ajo.

Ajo, për të cilën shumica dakordohen, sipas Euronjuz, është se nuk është bërë sa duhet për të parandaluar pandeminë e koronavirusit pas epidemisë SARS në vitin 2003 dhe më vonë MERS në vitin 2012.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button