RMV, po hapen ofertat për furnizim të 200 respiratorëve dhe 3.000 reagentëve

Po hapen ofertat për furnizimin e makinave respiratorë, informoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Me përsëritjen e furnizimit do të sigurohen 200 makina respiratorë, ndërkaq përparësi do t’i jepet afatit të dërgesës, njofton Portalb.mk.

Ai theksoi se në tregun botëror është kërkesë e madhe për respiratorë për shkak të virusit korona.

Qeveria në seancën e 3 prillit miratoi dekret me fuqi të ligjit për furnizim të respiratorëve gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme me virusin korona.

Furnizimi paraprak u anulua, pasi që ashtu siç tha Filipçe, asnjëri nuk i ka respektuar kushtet për dorëzim në afat të shkurtër kohor.

Njëhkohësisht, ka filluar edhe procedura e furnizimit të 3.000 reagentëve për laboratorin e Institutit për Shëndet Publik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button