fbpx

Mjeku i Michael Jacksonit kërkon lirimin nga burgu

Mjeku i Michael Jackson, Conrad Murray, mund të jetë njeri i lirë deri për Vitin e Ri nëse gjykata kaliforniane e apelit pranon kërkesën e tij të fundit për t’u liruar nga burgu. Mjeku është dënuar me katër vjet burg për vrasje pa paramendim pasi që u shpall fajtor për administrimin e dozës fatale të Proposol, e cila kishte marrë jetën e mbretit të popit në vitin 2009.

Ekipi mbrojtës i Murray ka paraqitur apel kundër dënimit të tij dhe avokatët e tij kanë kërkuar që ai të lirohet me kaucion derisa të presë vendimin.

Prokurorët duhet deri në fund të muajit të paraqesin kundërshtim për kërkesën për lirim me kusht të Murray, sipas CNN.

Një kërkesë e mëhershme me kusht është refuzuar në shkurt. Murray duhet të lirohet më 28 tetor, 2013 nëse e përfundon dënimin e plotë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button