Cërvenkovski: Prej sonte në rrugë kundër pushtetit partiak-policor

Lideri i opozitës maqedonase Branko Cërvenkovski, në konferencën për shtyp në lidhje me ngjarjet e djeshme në Kuvend dhe rreth tij, tha se dje ky pushtet rrumbullaksoi regjimin diktarorial, prandaj LSDM dhe partnerët e koalicionit do t’i kundërvihen në mënyrë adekuate për një regjim të tillë.

Si fillim të rebelizmit, LSDM ka zgjedhur bllokimin e rrugëve kyçe në të gjitha qytetet e Maqedonisë, duke filluar prej sonte.

Në Shkup bllokada do të ndodh prej orës 18.00 deri në orën 18.30 para Rekordit në qendër të qytetit. Këto aktivitete do të vazhdojnë deri të premten pasdite, bën të ditur lideri i LSDM-së Branko Cërvenkovski.

Partia kryesore opozitare lajmëroi protesta edhe para selisë së VMRO-së në Shkup, të cilat do të zhvillohen të shtunën në orën 12:00.

Lideri i opozitës maqedonase tha se tani më nuk njohin asnjë institucion në vend, ndërsa edhe njëherë thirri në padëgjueshmëri qytetare, duke shpjeguar se padëgjueshmëri do të thotë gjithçka që mund të paramendojmë, duke filluar nga shmangia e pagesës së faturave dhe tatimeve./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button