RMV, Ministria e Shëndetësisë publikoi rezultatin e nënës së foshnjës katërmuajshe që është infektuar me virusin korona

Ministria e Shëndetësisë në orët e pasdites raportoi se nëna e foshnjës katërmuajshe nga Koçani ka rezultuar negative në testin e virusit korona, transmeton Portalb.mk.

MSH-ja njoftoi se ajo ishte testuar më 8 prill dhe rezultatet e atij testimi dolën negativ.

“Ajo është e shtrirë së bashku me foshnjën e vet në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup“, njoftojnë nga MSH-ja.

Foshnja që ishte testuar më 6 prill, në rezultatet që ishin publikuar të nesërmen, rezultoi pozitiv në testim.

“Sipas informatave të marra nga Klinika infektive, foshnja është në gjendje stabile, pa pasur nevojë për ndihmën e respiratorit”, njoftojnë nga MSH-ja.

MSH-ja njoftoi se po priten rezultatet edhe për babin e foshnjës, i cili ishte testuar dje.

Ndryshe, Ministri i Shëndetësisë, sot gjatë konferencës për shtyp njoftoi se një nënë me foshnje katërmuajsh janë infektuar me virusin korona dhe të njëjtët janë pranuar në Klinikën Infektive në Shkup.

MSH-ja informoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 46 raste të reja të të infektuarve me virusin korona. Me këtë numri i përgjithshëm i të infektuarve në RMV është 663 persona. 

LEXO: RMV, Ministri Filipçe raportoi për zhvillimet e fundit në lidhje me virusin korona, gjithsej 663 të infektuar
LEXO: Një nënë me foshnje 4-muajshe janë infektuar me virus korona

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button