Intervistë e prerë, e ngjitur dhe e krijuar e historianit maqedonas në mediumin bullgar

Fragmenti i daljes së kryetarit të Komisionit maqedonaso-bullgar për çështje historike dhe edukative, Dragi Gjorgjiev, e cila u transmetua në “Faktor” të Sofjes është nxjerrë nga emisioni debatues, i cila nuk ka autor, por është një emision i drejtpërdrejtë me pjesëmarrës të ndryshëm me kualifikime të ndryshme për temën. Në emision pjesëmarrja është 20 minuta ku pjesmarrës eshtë dhe profesori Vllado Popovski, por ai “është i padukshëm për gazetën” (atëherë nuk ka intervistë, apo). Intervista e përmendur e Gjeorgjiev, me elemente të krijuara nga mediumi bullgar, mes tjerash ka ndodhur tetë muaj më parë, përcjell Portalb.mk.

Në bullgarinë fqinje me 21 mars të këtij viti në gazetën “Faktor” (faktor.bg) është publikuar tekst i cili është cekur si intervistë e profesorit Drago Gjeorgjiev, i cili është përfaqësues të Komisionit të përzier maqedonas-bullgar, komision i cili zgjidh segmentet problematike nga historia dhe librat e historisë në të dy vendet. Ky trup ka shumë probleme me punën e vet rreth temave për të cilat tentohet të gjendje gjuhë e përbashkët, siç është çështja e përkatësisë së Samoilit, përkatësia etnike e Goce Dellçevit, i cili ka organizuar Kryengritjen e Ilindenti dhe të ngjashme. Ndonjëherë puna e Komisionit ka ngecur deri te pika kur parashtrohet çështja e ekzistimit të saj të më mëtutjeshëm, dhe me këtë vendoset në pikëpyetje edhe Marrëveshja me Bullgarinë, (Marrëveshja për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim), që gjithsesi është i rëndësishëm për rrjedhën e mëtejshme të negociatave me Bashkimin Evropian.

Është e qartë se teksti shkaktoi ndikim të madh në Bullgari pikërisht për këto arsye, kur edhe opinioni i atjeshëm është i interesuar për qëndrimet e këtij bashkëbisedues, në veçanti kur intervista jepet me titullin: “Prof. Dragi Georgiev: Të pranojmë, se ka pasur edhe falsifikim – në vend “bullgar” është shkruar “maqedonas” – kjo është e vërteta”. Nëntitulli gjithsesi se për lexuesin e “Faktor”, po ashtu, është nxitës – “Për shumë vjet historiografia ka qenë në funksion të ndërtimit të kombit”. 

Ka edhe fusnota të tjera të ndara, si ajo: “Shteti osman nuk e ka identifikuar Goce Delleçev si bullgar – ai vetveten e ka identifikuar si bullgar…”

Padyshim se një vendosje e tillë e mendimeve të njeriut i cili ka funksionin e përmendur, lexuesi mesatar bullgar mund të kuptojë se vija e përgjithshme e palës bullgare në negociata për interpretimin e historisë rajonale, në veçanti në trajtimin – siç thonë ata – “pjesa më romantike” e historitë së tyre, është e drejtë edhe atë në segmentet më të ndjeshme.

Por, ky tekst është vetëm një fakt më tepër për mënyrën e trajtimit të kësaj teme te pjesa më e madhe në botën e mediumeve te fqinji në lindje, se në “Faktor” me të vërtetë e kanë tepruar duke shkelur normat themelore gazetareske.

MATERIAL PROBLEMATIK 

Ajo që është problematike në materialin e publikuar, para së gjithash është koha e publikimit, më pas mënyra se si është përzgjedhur materiali, redaktimi i titullit, nëntitulli si dhe elementet e tjera redaktuese dhe në fund largimi i një pjesë të madhe të asaj që ekziston si video (emisioni kontaktues “Stadium”). Këtu ka shumë elemente të cila kanë devalvuar publikimin dhe kanë përdhosur deklaratën në atë se si material gazetaresk ka qenë i qasshëm deri te redaksia e “Faktor” të Sofjes. Mund të thuhet – të gjithë elementet.

Më saktë, teksti i shkruar, ( se bëhet fjalë për transmetim të bisedës) është marr nga emisioni kontaktues i incizuar me 29 qershor të vitit 2019, do të thotë para tetë muajsh, kur shumë gjëra, për shembull, të pastrohen ose të jenë lëndë e temave të tjera për t`u diskutuar për të cilat ka pasur mosmarrëveshje. Do të thotë, dallimi në kohë është një pikëpyetje për qëllimin e kësaj “iniciative” të redaktorit bullgar, në veçanti kur koha nuk është potencuar në intervistë.

Edhe më tej, dhe kjo nuk është intervistë. Bëhet fjalë për një emision, i cili zgjat dy orë e dhjetë minuta, të quajtur “Stadium”, gjë që aspak nuk është shënuar si karakter në burim. Një pjesë e pyetjeve janë të dëgjuesve, të rralla janë fjalitë e pastra edhe te pyetjet edhe te përgjigjet, ka shumë britma dhe grindje, sqarime, pjesëmarrësit janë me edukim dhe motivim të ndryshëm, nga injorantët deri te akademikët… Por, në tekst nuk ka asnjë gjurmë të asaj ku dhe si është bërë kjo bisedë, një lloj të tillë të emisionit (zhanrit), është e qartë se “Faktor” nuk ka dashur ta theksojë.

KALKULIME DHE PIKËPYETJE 

Në këtë radio-emision ka marr pjesë me zërin e vet dhe me zbardhjen e çështjeve të caktuara të marrëdhënieve maqedono-bullgare edhe një shkencëtar tjetër. Ky është Vlaldo Popovski, profesor i cili doktoraturën e vet e ka me temën: “Profile kombëtare-politike të lëvizjes çlirimtare maqedonase deri në TMORP”. Edhe pa këtë doktoraturë Popovski është më serioz që ta “shfarosin” nga emisioni, edhe pse ai ka një pjesë prej 20 minutash. Edhe profesori duket skeptik ndaj Marrëveshjes për miqësi me Bullgarinë dhe ka vrojtime më radikale ndaj asaj se çka është diskutuar në këtë temë në Komision. Që do të thotë se është faktor i cili ndikon në fundin e bisedimeve, të paktën me pozicionin e tij “opozitar” që ka ndjekës edhe në rrethin akademik në vend, duam ta pranojmë ose jo.

Padyshim se në “Faktor” kanë kalkuluar kohën e publikimit dhe kanë qenë të vetëdijshëm rreth metodës që kanë përdorur. Gjithsesi, si supozim në këtë drejtim, mund të thuhet se teksti është publikuar në kohë kur puna e Komisionit është në qetësi, ndërsa epidemia e virusit korona merr vëmendjen e përgjithshme të të dy anëve të kufirit. Me shumë mundësi publikimin e tekstit problematik të redaktuar kanë pritur “orën e përshtatshme” pa guximin për të dal në publik, sepse do të ishte kontestues në shumë baza.

Të themi, duhet të vendoset nën pikëpyetje të madhe konstatimi se “Goce Dellçev veten e ka identifikuar si bullgar”, dhe kjo është vetëm një gjysmëfjalë në kontekstin e sqarimit gjysëmorësh se si kanë ardhur deri te kjo dhe si debatohet për këtë çështje në Komision. Në mënyrën se si Perandoria Osmane lejon që të evidentohen subjektet, përfaqësuesit e popujve, më pas përfaqësues të kishave, kur besimtarët maqedonas të krishterë kanë mundur të jenë përfaqësuesit të Patriarkatit të Kostandinopojës dhe Eskaratit bullgar, të mos numërojë edhe më tej një mori faktesh të njohura.

Të mos flasim edhe pretendimet e profesorit Gjeorgjiev në segmente të letrave të Gocev ku ai thotë se “Maqedonia duhet të çlirohet preh ndikimeve të brendshme, se Maqedonia gënjehet kur mendon se dikush prej jashtë do ta shpëtojë. Lufta politike e Goce Dellçev për lirinë e Maqedonisë është në nivel shumë të lartë. Ky identitet politik i Goce Dellçev si maqedonas, i cili lufton për shtetin politik Maqedoni, është shumë shumë e rëndësishme”. Në këtë drejtim mund të citojmë mendime të tilla të shumë të huajve dhe mund të gjendjet hapësirë në rregullimin e titujve, nëntitujve…

Atë që bën redaksia e “Faktor” në këtë rast vetëm se dëshmon se edhe gjatë qëndrimit shumë tolerant të pjesës sonë të Komisionit (edhe shtetit tonë ndaj qëndrimeve të bullgarëve), asnjëherë nuk kemi feedback të përshtatshëm. Edhe sikur të ishin minimal.

BURIMI: VËRTETMATËSI 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button