Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për fotografi më të mirë

Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë ka shpallur konkurs për zgjedhjen e fotografisë më të mirë që përfshin tema nga jeta dhe puna e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë në aspekt të promovimit të paqes, barazisë, procesit reformues dhe integrimit.

Në kushtet e përgjithshme të konkursit, thuhet se të drejtë pjesëmarrjeje kanë të gjithë qytetarët e Maqedonisë me moshë mbi 16 vjet, të cilët mund të konkurrojnë me jo më shumë se pesë fotografi. 

“Secila fotografi e dërguar duhet të shoqërohet me emrin dhe mbiemrin e autorit, adresën e banimit dhe telefon për kontakt. Fotografia duhet të jetë vepër autoriale e personit të nënshkruar (subjekt i përgjegjësisë personale është dërguesi i fotografisë).  Fotografia duhet të korrespondojë me temën e caktuar dhe në drejtim të promovimit të paqes dhe demokracisë”, thuhet mes të tjerash në kushtet e konkursit. 

Ministria e Mbrojtjes do të ndajë shpërblime financiare për tre fotografitë më të mira – çmimi parë merr 30.000 denarë, çmimi dytë – 20.000 denarë dhe i treti – 10.000 denarë.

Afatet për dorëzimin e fotografive është deri më 8 janar, informojnë nga Ministria e Mbrojtjes./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button