U përmirësua gjendja e kryeministrit britanik Boris Johnson, doli nga terapia intensive

Kryeministri britanik Boris Johnson ka dalë nga terapia intensive, transmeton OraNews.

Lajmin e konfirmoi Downing Street përmes një deklarate ku thuhet se 55 vjeçari ndodhet në gjendje shumë të mirë, megjithatë do mbetet në vëzhgim.

Kryeministri u dërgua në Spitalin e Shën Thomasit në Londër të dielën e 5 prillit, sepse ai po shfaqte simptoma “të vazhdueshme” 10 ditë pasi rezultoi pozitiv për virusin.

Gjendja e Johnson u përkeqësua të hënën, dhe ai u dërgua në ICU. Një ditë më pas, Downing Street tha se ai ishte në një gjendje të qëndrueshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button