Kërkohet përgjegjësi për keqtrajtimin e gazetarëve

Shoqatat e gazetarëve dhe mediave kërkojnë përgjegjësi nga organet kompetente të cilat urdhëruan dhe zbatuan urdhrin që gazetarët të largohen nga galeria e parlamentit para seancës për buxhet.

Nga shërbimi i parlamentit për marrëdhënie me publikun thonë se gazetarët nuk kanë qenë të përjashtuar , por janë lutur që ta lëshojnë galerinë dhe të kalojnë tek dhoma e presit. Sipas tyre, ky vendim nuk është marrë nga kryetari i Parlamentit Trajko Veljanovski, por nga shërbimi për siguri.

Nga MPB thonë se nga konsultimi me parlamentin, për shkak sulmit ndaj Veljanovskit dhe ndërprerjes së seancës, është marrë vendim se në atë rast gazetarët nuk kanë pasur nevojë të jenë prezent.

Kryetari i Shoqatës së gazetarëve dhe raportuesi nga parlamenti Naser Selmani thotë se as shërbimet për siguri dhe as nga kabineti i kryetarit nuk u kanë shpjeguar se pse duhet të largohen nga ai vend.

“Nuk u tërhoqëm sepse seanca vazhdonte, 90 % nga deputetët ishin në sallë, pa dallim të asaj që disa ishin të ulur e disa tek foltorja, kështu që askush nuk lajmëroi se seanca është ndalur. Po të ishte seanca e ndalur deputetët do e kishin lëshuar sallën, kështu që ne menduam se edhe ne duhet të qëndrojmë këtu, pa marrë parasysh se dikush nuk dëshironte që ne të qëndrojmë aty.”

Selmani shtoi se i kanë këputur bisedat me qeverinë, sepse me incidentin e mbrëmshëm është thyer kushtetuta dhe është thyer rregulla ligjore e Maqedonisë.

“Xhirimet të cilat i pamë në televizion, janë shqetësuese, tronditëse, kjo punë nuk guxon të ngelet e pa zgjidhur, ndërsa kryetari i parlamentit dhe shërbimet e parlamentit, detyrohen të japin përgjigje për këtë dhe atë urgjentisht, pse ndodhi kjo , kush e solli atë urdhër, me çfarë baze dhe argumentimi.”

Biljana Petkovska nga MIM thotë se janë të rrezikuar dhe të habitur nga ngjarja, gazetarët pa asnjëfarë arsye dhunshëm të largohen pas së cilës nuk është mundur të ndjekin pikën nga seanca, e cila ka qenë me rëndësi të madhe për qytetarët.

Sjellja ndaj gazetarëve, sipas MIM, është njollë e zezë ndaj shkallës së zhvillimit të demokracisë në vend dhe nuk ka kurrfarë kushte që dialogu me qeverinë të vazhdojë

Lajme të ngjashme

Back to top button