Incizimet e kamerave kuvendore, ende në hetime

Policia është duke i hetuar incizimet e kamerave kuvendore për të parë se kush do të përgjigjet penalisht për incidentet e djeshme.

Në rrëmujën e shkaktuar në sallën kuvendore u lënduan deputetet Vesna Bendevska dhe Biljana Kazaxhiska, si dhe deputeti Golub Angelov. në lëndime u ankuan edhe Radmilla Sheqerinska si dhe Marinela Tusheva.

11 nëpunës policorë të lënduar dhe disa persona të arrestuar është epilogu i incidenteve të djeshme, të cilin tani zyrtarisht e kumtoi MPB.

Detaje tjera nuk ka, përveç paralajmërimit se gjatë ditëve të ardhshme do të hetohen të gjitha incizimet, si dhe video-materiali i video-vëzhgimit kuvendor të sigurimit, pas çka do të merret vendim se çka do të veprohet më tutje. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button