Mbi 1.5 milion persona të prekur nga koronavirusi në botë

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, numri i personave të infektuar me koronavirus në botë ka tejkaluar shifrën 1.5 milion, transmeton REL.

Këto shifra tregojnë rritje prej gjysmë milioni në gjashtë ditë.

Numri i të prekurve mendohet se është shumë më i lartë, pasi shumica e personave janë duke u përballur me simptoma të lehta.

Pothuajse 90,000 persona kanë vdekur në gjithë botën dhe më shumë se 337,000 janë shëruar, disa të dhënave të këtij universiteti.

Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të të prekurve, 432,000, të pasuara nga Spanja, Italia dhe Gjermania.

Italia deri më tani ka numrin më të madh të të vdekurve, 17,000, ndërkohë që më shumë se 15,000 persona kanë vdekur në Spanjë dhe mbi 10,000 të Francë.

Mbretëria e Bashkuar deri më tani ka më shumë se 7,000 të vdekur dhe mbi 60,000 të infektuar.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut informoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 46 raste të reja të të infektuarve me virusin korona.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button