Inter e ka seriozisht, gati oferta për Messin

Në fillim u duk si një “scoop” në merkato, por në Argjentinë mendojnë ndryshe. Më saktë janë të sigurtë: Messi tek Inter, diçka që mund të bëhet, transmeton OraNews.

Sipas “TNT Sports”, klubi zikaltër po punon seriozisht për këtë operacion të bujshëm.

“Nuk është vetëm një ëndërr. Leo ka ofertë edhe nga Newell’s Old Boys për t’u kthyer në atdhe, por Inter po përpiqet fort dhe ajo që tha Moratti është e vërtetë. Është gati një tratativë. Vendimi do të jetë i Messi, por Inter me siguri që po punon”, thotë “TNT Sports”.

Duke qëndruar në këto raportime “Suning” në sesionin e ardhshëm të merkatos do të prezantohet me një ofertë, teksa ëndërron një goditje me shumë stil, si ajo e Juventus me Cristiano Ronaldo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button