Spanja do të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme deri në maj

Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez pritet që të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme në vend deri në maj për të ndihmuar në kontrollin e përhapjes së koronavirusit, transmeton OraNews.

“Jam i bindur që brenda 15 ditësh do të duhet ta bëjmë sepse nuk do t’i kemi dhënë fund pandemisë,” tha ai.

Sanchez bëri me dije ligjvënësvit spanjollë në lidhje me këtë mundësi pasi ai u kërkoi atyre që të miratojnë një zgjatje të veçantë deri në fund të prillit., shkruan CNN.

Kryeministri tha se ai beson se qeveria e tij nuk do të mund ta bindte opozitën të aprovonte kërkesën e saj për një zgjatje nëse ai do të kishte kërkuar një muaj, në vend të dy javëve.

Sipas statistikave nga Universiteti Johns Hopkins, deri më tani në Spanjë janë shënuar 15,238 viktima nga koronavirusi dhe 152,446 persona janë infektuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button