Masat e reja që i mori Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme

Në seancën e 39-të të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut u vendos që 6,5 miliardë denarët janë rishpërndarë nga Buxheti për realizimin e masave ekonomike të miratuara për menaxhimin e krizës, transmeton Portalb.mk.

“Qeveria e RMV-së në seancën e sotme të 39-të miratoi Vendimin për rishpërndarjen e mjeteve ndërmjet shfrytëzuesve buxhetor të qeverisës qendror dhe ndërmjet fondeve, në përputhje me atë që ne Buxhetin e RMV-së për vitin 2020-të, në vendin e posaçëm në nën-kolonën e parë te kolona për shpenzimet e Buxhetit bazë, të kryhet rishpërndarja e mjeteve në vlerë prej 6,542,000,000 denarë”, njoftojnë nga Qeveria e RMV-së.

Qeveria e RMV-së sqaroi se këta mjete janë për realizimin e masave ekonomikë të marra nga Qeveria e RMV-së për parandalimin e virusit korona.

Gjithashtu në Seancën e 39-të u vendos që Maqedonia e Veriut dhe Komisioni Evropian të nënshkruajnë Marrëveshje për blerjen e përbashkët të barnave dhe pajisjeve mjekësore.

“Qeveria e RMV-së e autorizon Ministrinë e shëndetësisë të nënshkruan dhe realizon në mënyrë adekuate Marrëveshjen e përbashkët për blerjen e barnave dhe pajisjeve mjekësorë me Komisionin Evropian”, njoftojnë nga Qeveria.

Në këtë seancë u vendos krijimi i një mekanizmi qendror për pranimin, ndjekjen dhe shpërndarjen e gjithë donacioneve që RMV-ja i ka fituar. Në krye të këtij procesi do të jenë zv.kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, si Koordinator nacional për ndihma të huaja.

Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria solli vendim që ato certifikatat për akreditim, të cilave u ka kaluar afati, ose ju kalon afati gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, ose në katër muajt e ardhshëm, do t’u vazhdohet afati deri në ri-akreditimin e radhës.

Qeveria e RMV-së vendosi që kompanitë mikro dhe të vogla që do të shfrytëzojnë mbështetjen për sektorin privat për pagat e muajit prill dhe maj 2020, nuk do të kufizohen me kushtin që pronarët dhe menaxherët e  punësuar në kompaninë e njëjtë të mos shfrytëzojnë masat, si dhe u vendos që numri i punëtorëve nuk duhet të ndryshon brenda dy muajve, do të thotë deri në korrik të vitit 2020.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut informoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 46 raste të reja të të infektuarve me virusin korona.

LEXO: Kompani, ambasada, institucione kanë dhuruar para dhe pajisje për përballje me virusin korona
LEXO: RMV, 46 raste të reja me virusin korona, gjithsejtë 663 të infektuar

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button