RMV, është rritur eksporti i perimeve të freskëta për rreth 3000 ton në krahasim me vitin e kaluar

Numri një i Drejtorisë Doganore, Gjoko Tanasoski, ka infromuar sot se, eksporti në periudhën janar-mars 2020 ka shënuar rritje për rreth 210 mln euro, njofton Portalb.mk.

“Përkrah kushteve jashtëzakonisht të vështira, eksporti i perimeve të freskëta ka shënuar ulje të butë. Në mars të vitit 2020 ka qenë 290 mln denarë, apo rreth 4,7 mln euro. Sa i përket eksportit të pemëve të freskëta, në mars të vitit 2020 ka qenë më i madh për rreht 1 mln euro në raport me vitin 2019. Eksporti i pemëve të freskëta në mars të vitit 2020 ka qenë rreth 3,7 mln euro, apo rreth 9126 ton”, deklaroi Tanasoski në konferencë për media.

Ai shtoi se, Drejtoria Doganore ka vazhduar afatin e të gjitha miratimeve për procedura më të lehta doganore deri më 30 shtator.

Ndërkohë, Qeveria ka sjelluar një sërë vendimesh për detyrime doganore për import të material harxhues mjekësor, barna dhe lëndëve të para për prodhimin e pajisjeve mjekësore. Vendimet do të zbatohen deri në përfundimin e kohëzgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button