Saraj: 2013-ën investim prej 15 milion eurosh?

Komuna e Sarajit për udhëheqësin e saj, vitin 2012 po e len mbrapa si një vit mjaft të suksesshëm, ku janë realizuar projekte kapitale dhe të rëndësishme për banorët e saj. 

‘Komuna e Sarajit gjatë vitit 2012 arriti të realizoj projektin e urës në hyrje të Sarajit, projekt ky i premtuar nga shumë garniturë paraprake, por që nuk arritën t’ia dalin. Ne gjithashtu realizuam përfundimi i rrjetit të kanalizimit për vendbanimet Gërçec, Shishovë dhe Gllumovë. Gjatë vitit 2012 kemi realizuar edhe projekte të rëndësishme në infrastrukturën rrugore, kemi investuar rreth 18 milion denarë për këtë dedikim, me çka janë asfaltuar shumë rrugica në tërë territorin. Në Saraj këtë vit u investua shumë, këtë vit në Komunën tonë u lëshua në përdorim qendra tregtare e cila ishte shumë e nevojshme’ tha Murati

Projektet prioritare për vitin 2013. Do të ketë investim prej 15 milion eurosh, thotë Bekim Murati, kryetar i Sarajit.

‘Komunën e Sarajit e presin punë të mëdha. Një ndër ta është ndërtimi i objektit të komunës, projekti është i gatshëm, deri në fund të javës do të bëhet shpallja për kompaninë punuese. Projekt i rëndësishëm do të jetë zgjerimi dhe rindërtimi i sheshit dhe i rrugës kryesore në Saraj, duke filluar nga ura e deri te Liqeni Treska. Projekt tjetër i rëndësishëm është ndërtimi i shkollës së mesme, kemi plan të hedhim gurrë themelin më Saraj, projekt me të cilin do të realizohet një ndër ëndrrat e kamotshme të banorëve të kësaj ane. Do të ketë edhe projekte tjera, dhe shumë i rëndësishëm është projekti i Bankës Evropiane për zhvillim për ujësjellësin në vendbanimet Bojanë, Rashçe Kopanicë dhe Llaskarcë të cilat nuk kanë rrjet ujësjellësi këtë vit. 2013 do të jetë viti shumë i suksesshëm edhe në aspekt ekonomik, do të kemi një investim të madh prej më shumë se 15 milion euro për detajet tjera do ti lëmë më vonë’ na tha Murati.

Por banorët e anketuar të kësaj ane, janë pjesërisht të kënaqur me punën që kanë bërë autoritetet lokale. Ata shprehen skeptik se do të ketë ndonjë përparim në këtë komunë.

‘Viti 2012 ishte i mirë në Saraj vetëm për faktin se u ndërtua ura në hyrje të Sarajit, sepse shumë vite me radhë kemi pas vështirësi, diçka tjetër të mirë nuk ka pasur’ tha Nimetulla Mustafa.

‘Problemet me të cilat ne si qytetare të komunës së Sarajit ballafaqohemi janë të shumta, duke filluar nga ato infrastrukturore ku ende kemi mungesë të kushteve elementare si rrugë, kanalizime, problemeve me ndriçimin rrugore, si dhe te gjitha fshatrat e tjera ne përjashtim të Sarajit kanë probleme me transportin publik ku linjat e autobusit janë shumë të rralla. Përpos këtyre problemeve, Komuna e Sarajit nuk ka asnjë shkollë të mesme’ tha Besir Shabani.

‘Rrugët i kemi në gjendje të mjerueshme, është mëkat të vozis me veturë kështu, çdo ditë më dëmtohet ndonjë pjesë e veturës’ thotë Imer Memeti, banor i Sarajit./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button