Një nënë me foshnje 4-muajshe janë infektuar me virus korona

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, gjatë konferencës për shtyp njoftoi se një nënë me foshnje katër muajshe janë infektuar me virusin korona dhe të njëjtët janë pranuar në Klinikën Infektive në Shkup, njofton Portalb.mk.

“Nëna me foshnje janë pranuar në Klinikën Infektive dhe janë në gjendje stabile, po ndiqen nga ana e pediatrin, me ndonjë formë të lehtë të virusit. Foshnja është në gjendje të mirë, pa nevojë për respirator”, tha Filipçe.

Përndryshe, Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut informoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 46 raste të reja të të infektuarve me virusin korona. Me këtë numri i përgjithshëm i të infektuarve në RMV është 663 persona. 

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button