fbpx

Politika të respektojë institucionet

Këto përcaktime të brishta politike që po rastisim t’i shikojmë këtyre ditëve të fundit në institucionet më të larta të shtetit, në rrugët e Shkupit e gjetiu, po na sjellin ndërmend fate të hidhura të sistemeve jodemokratike dhe regjimeve të errëta politike në vend. Këto përmasa të politikës ditore, me paraqitjen e dhunës, protestave dhe antiprotestave, treguan se Maqedonia është akoma në fazat e “joshjes së politikanit të rastit”, duke u bërë pakuptim shtet mbi kataklizmën e gjendjes politike.

Të gjitha këto paraqitje të errëta në parlamentin e Maqedonisë kanë ndodhur për motive të interesit politik, e jo për ta ndërtuar shtetin drejt një shteti juridik. Duhet një ndryshim i vetëdijes kolektive për ta ndryshuar sistemin dhe politikën rivale e dominuese ndaj pushtetit dhe opozitës, dhe ky ndryshim duhet t’i mësojë më se pushteti dhe opozita duhet të bashkëpunojnë për interesat e qytetarëve, e jo të zihen kundrejt dominimit ndaj tjetrit. Një bashkëpunim, madje dhe një tolerancë e mundshme ndërmjet tyre mund të sjell një frymë të re demokratike për mbarë vendin.

Në përcaktimet e tyre të zakonshme politike, po e shndërrojnë sistemin e vlerave demokratike në një sistem jodemokratik, duke i trajtuar ndryshe institucionet dhe qytetarët. Politikat rivale dhe dominuese janë veçori e vendeve të rajonit, prandaj u bëjmë thirrje klasës politike të kuptojë rëndësinë dhe efikasitetin e institucioneve, dhe se përcaktimet politike të tyre duhet të trajtohen ndryshe nga ky realitet i tanishëm politik, me një përcaktim që sjell harmoni dhe stabilitet.

Bujar Plloshtani — Bujar Plloshtani, poet, publicist, philosophical essayist, political writer, president of artists association “Pushkin”

Lajme të ngjashme

Back to top button