BE bën thirrje t’u jepet fund konfrontimeve

Zyra e Bashkimit Evropian (BE) në Shkup ka shprehur shqetësimet e saja nga konfrontimet politike në dy ditët e kaluara brenda dhe rreth Parlamentit.

Nga ata kërkohet që me urgjencë të ndërpriten gjitha aksionet agresive dhe provokative. 

Sipas tyre, përdorimi i dhunës nga gjitha anët e involvuara e rrënon atë sistem dhe dëmton mundësinë për sundim të përgjegjshëm. 

“Ftojmë gjitha partitë politike dhe mbështetësit e tyre t’u japin fund konfrontimeve pa anulime. I ftojmë ata që të sillen në mënyrë dhe në pajtueshmëri me të drejtësinë, kushtetutën dhe procedurat parlamentare dhe t’i marrin parasysh interesat e qytetarëve nga të cilët edhe janë zgjedhur”, thuhet në komunikatën e Zyrës së BE-së në Shkup. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button