RMV, Ministri Filipçe raportoi për zhvillimet e fundit në lidhje me virusin korona, gjithsej 663 të infektuar

Venko Filipçe, Ministri i shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut në konferencën për media theksoi se janë hapur procedurat për blerjen e respiratorëve, transmeton Portalb.mk.

“Janë hapur ofertat për aparatet respiratorë – procedurë në të cilën përparësi do të ketë afati i porosisë. Gjithashtu, filloi një procedurë për blerjen e tri mijë reagjentëve për laboratorin e Institutit i shëndetit publik”, deklaroi Filipçe.

Ministri sqaroi se deri më tani janë mbledhur 60 milionë denarë në fondin e donacioneve.

“Në llogarinë në të cilën dhurohen para, janë mbledhur rreth 60 milionë denarë, dhe gjithë mjetet do të shfrytëzohen për blerjen e materialeve për trajtimin e pacientëve të infektuar me virusin korona”, premtoi Filipçe.

“Në Klinikën për sëmundje infektive gjithsej janë 68 pacientë. Nëna dhe foshnja katërmuajshe nga Koçani janë pranuar, ndërsa kanë gjendje klinike stabile. Te katër pacientët e Klinikës po pritet edhe testi i dytë. Testi i parë është negativ, në momentin kur edhe testi i dytë do të jetë negativ, do të lëshohen në shtëpi”, deklaroi Filipçe.

Ministri raportoi se janë bërë 341 teste, dhe janë regjistruar 46 raste të reja me virusin korona.

“Besojmë se masat do të japin rezultate. Njëkohësisht po përgatitemi që gradualisht, në përputhje me parashikimet që në fund të prillit kur do të arrihet piku, jeta do të fillojë të kthehet në normalitet, si dhe gjithë procesi jetësor”, deklaroi Filipçe.

Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut informoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 46 raste të reja të të infektuarve me virusin korona.

Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 46 raste të reja të të infektuarve me virusin korona. Sipas qyteteve:
– Shkup 12
– Kumanovë 13
– Tetovë 1
– Strugë 2
– Veles 8
– Koçani 1
– Probishtip 1

Me këtë numri i përgjithshëm i të infektuarve në RMV është 663 persona. Sipas qyteteve, numri i përgjithshëm i të infektuarve me virusin COVID-19 është si vijon:

  • Shkup – 273
  • Kumanovë – 143
  • Dibër – 49
  • Shtip – 20
  • Tetovë – 30
  • Prilep  – 46
  • Strugë – 30
  • Veles – 18
  • Manastir – 8
  • Ohër – 3
  • Kavadar – 3
  • Gostivar – 4
  • Gjevgjeli – 4
  • Strumicë – 2
  • Kriva Pallankë – 3
  • Radovish – 4
  • Krushevë – 3
  • Koçan 19
  • Probishtip 1

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button