Kompani, ambasada, institucione kanë dhuruar para dhe pajisje për përballje me virusin korona

Dhjetëra kompani vendore, organizata, banka dhe institucione kanë dhuruar pajisje dhe para të Ministrisë së Shëndetësisë, si mbështetje në përpjekjet e autoriteteve shëndetësore për përballje me gjendjen e virusit korona në vend. Përveç asaj, ka arritur edhe ndihmë të Bashkimit Evropian në vlerë prej 4 milionë euro edhe nga ShBA, të cilat nëpërmjet USAID-it dhuruan 1.1 milion dollarë amerikanë për përballje me virusin korona, njofton Portalb.mk.

“Donacionet në pajisjeve dhe për ministrinë përfshinë pajisje për nevojat e Klinikës Infektive, Klinikës për Sëmundje të Fëmijëve, Neurokirurgjisë, Klinikës për Anestezion, Reanimin dhe Mjekim Intensiv. Janë dhuruar aparate për ventilim mekanik, aparate për rëntgen, bronkoskop, respiratorë, infuziomatë, aparate për EKG, defibrilatorë, aspiratorë për thithje të ajrit, monitorë për matjen invazive të shtypjes së gjakut, bateri për aparatet e rëntgenit, aparate për laboratori, maska oksigjeni, plsoksimetra, teste për korona, aparate për pastrimin e ajrit, syze mbrojtëse, vizirë, mantele mbrojtëse, barna të nevojshme dhe medikamente, materiale harxhuehmes, por edhe pajisje mjekësore dhe nevoja tjera para se gjithash për Klinikën për Sëmundje Infektive – automjete, makina për larje, tharje, ngrohës të ujit, krevate, peshqirë, prodhime kozmetike, ujë, aplikacione softuerike”, kumtojnë nga Ministria.

Përveç donacioneve në pajisje, në xhirollogarinë e Ministrisë së Shëndetësisë për donacione deri më tani kanë arritur mjete në vlerë prej 59.300.000 denarë.

“Numri më i madh i kompanive kanë shfaqur interes për donacion dhe të njëjtat do të publikohen pas realizimit të donacioneve, gjegjësisht pas nënshkrimit të marrëveshjes për donacion. Për të gjithë individët ose kompanitë që janë të interesuara që të dhurojnë pajisje, pajisje mjekësore ose ndihmëse mjekësore ose materiale, por edhe çfarëdo mjete tjera për përballje me virusin korona, atë mund ta bëjnë në bashkëpunim direkt me përgjegjësit e Ministrisë së Shëndetësisë. Instruksionet konkrete për veprim gjatë donacionit mund t’i marrin e-mail adresën: [email protected]”, thonë prej atje.

Listën e donacioneve mund ta shihni: KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button