Aksident i rëndë në Kisella Vodë, pesë të lënduar

Një këmbësor është lënduar rëndë, ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime më të lehta trupore në një aksident i cili ka ndodhur sot në orën 11.30 në rrugën “Dimo Haxhi Dimov” në lagjen Kisella Vodë të Shkupit.

Në këtë aksident janë lënduar gjithsej pesë persona, pasi vetura e markës “Shkoda favorit”, goditi dy këmbësorët dhe më pas u ndesh me një veturë të markës “Audi”. 

Përveç këmbësorëve, të lënduar janë edhe vozitësi i veturës “Shkoda”, vozitësi i veturës tjetër, si dhe shoqëruesi në këtë veturë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button