Shkencëtarët amerikanë: Kovid-19 nuk do të zhduket me ngrohjen e motit

Shkencëtarë amerikanë dërguan një letër deri te Shtëpia e Bardhë në të cilën thuhet se siç supozohet virusi korona nuk do të zhduket me ardhjen e kushteve më të ngrohta të motit.

Në letrën deri te Shtëpia e Bardhë, anëtarët e Akademisë Nacionale të Shkencave thonë se të dhënat për atë se sa moti i ngrohtë dhe i ftohtë ndikojnë në virusin korona nuk janë konkrete. Ata vërejnë se madje edhe nëse moti i ngrohtë ndikon te virusi, nuk do të jetë shumë sepse shumë persona në botë u bënë imunë nga virusi deri më tani.

“Ekzistojnë disa dëshmi të cilat sugjerojnë se virusi korona mundet më ngadalë të transmetohet në mjedise me temperatura më të larta dhe lagështi. Megjithatë, duke pasur parasysh mungesën globale të imunitetit, kjo ulje e efikasitetit të transmetimit nuk mund të sjellë deri në uljen e dukshme të përhapjes së sëmundjes pa iu mbështetur masave të rrepta”, theksohet në letër, transmeton MIA.

Në letër theksohet se një studim në Kinë ka treguar se virusi përhapet në mënyrë eksponenciale madje edhe në kushte të temperaturës maksimale. Secili i infektuar e shpërndan mesatarisht te dy persona.

Dr. Uilijam Shafner, specialist për sëmundje ngjitëse nga universiteti “Uanderbilt”, thotë:”Edhe pse mund të shpresojmë se moti do të kontribuojë për ngadalësimin e përhapjes së virusit, nuk mundemi të mbështetemi vetëm në këtë. Duhet të vazhdojmë të zbatojmë distancim social dhe masa të tjera për uljen e transmetimit”, deklaroi ai për Si-En-En.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button