“Ilaçe të mrekullueshme” dhe teori të reja konspirative në lidhje me e koronavirusin

Në kuadër të programit për të luftuar dezinformatat dhe lajmet e rreme, të cilat në Ballkan i kalojnë kufijtë shumë shpejt dhe shpejt shfaqen në mediat e ndonjë vendi tjetër madje edhe në gjuhë tjetër, “Meta.mk” transmeton rregullisht aktualitet te shërbimet e ngjashme për kontroll të fakteve dhe luftën kundër dezinformatave në rajon, nga Kroacia në veri deri në Greqi në jug.

Virusi i ri korona, si top temë në të gjitha mediat, është gjithashtu në krye të listës së dezinformatave, kështu që në median ballkanike ka shumë trillime të huaja ose “vendase”, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Ueb-faqja nga Bosnja-Hercegovina për luftë kundër dezinformatave Raskrinkavanje.ba ka vërejtur se në mediat sociale të përdoruesve nga BiH, por edhe nga vendet e tjera, janë përhapur pretendimi që përtypja e xhenxhefilit, madje edhe mbajtja e tij në dorë ose këmbë mbron kundër virusit të ri korona.

Në fakt, “këshillat” që ndahen në mediat sociale i atribuohen “mjekut rus Oleg Torsunov”, dhe me pak fjalë ata thonë që nëse përtypni xhenxhefil tre herë në ditë dhe pini pije të nxehtë me shafran të Indisë dhe mjaltë në të njëjtën kohë, nuk do të keni mundësi merrni virusin e koronës SARS-Cov-2 ”.

Ky është një dezinformim i plotë, sepse, siç është përsëritur shumë herë, institucionet më të besueshme shkencore thonë se deri më tani nuk ka asnjë mjet të provuar kundër virusit të ri korona, shkruan Raskrinkavanje.ba, ndërsa prezanton se cilat janë, në fakt, bindjet e Torsunovit.

Ai e prezanton veten si “shkencëtar dhe mjek vedik”, beson në shërimin me kristale, në diagnostikimin me ndihmën e mineraleve, në ndikimin e planetëve mbi shëndetin, në ligjet e karmës. Lidhur me virusin e koronës, Torsunov thotë se do të mbroni veten nëse preni një copë të xhenxhefilit dhe e ngjitni në kyçin e dorës së majtë “si orë dore”, dhe një pjesë tjetër në dore të këmbës së majtë – “nuk do të  sëmureni”, thekson Raskrinkavanje. .ba.

Shërbimi serb për verifikim të fakteve dhe luftë kundër dezinformatave Istinomer.rs, ndërkohë, u kap me kryeministren serbe Ana Brnabic, e cila në një stacion televiziv kombëtar dje, ka thënë se të gjithë qytetarët në Korenë e Jugut e paguanin testimin e koronavirusit. Ajo në të vërtetë foli për thirrjet nga publiku serb që të fillohet me testim masiv të popullatës, me ç’rast se shembull merret Korea e Jugut.

Duke përmendur “lajmet e rreme dhe gjysmë informacionet”, Brnabic ka thënë se ata që e theksojnë shembullin e Koresë së Jugut “harrojnë të përmendnin se çdo qytetar atje e paguan testimin”.

Kontrolli që e ka bërë Istinomer.rs, duke i shfletuar mediat dhe faqet zyrtare në Korenë Jugore, ka zbuluar se pavarësisht nëse ndonjë rast është i dyshimtë apo jo, nëse rezultati i provës është pozitiv, atëherë qytetari nuk paguan, por shteti. Prandaj, deklarata e kryeministres që të gjithë qytetarët në Korenë e Jugut paguajnë për testimin është e pavërtetë, përfundon shërbimi serb për verifikim të fakteve.

Një tjetër shërbim i tillë nga Serbia, portali Raskrikavanje.rs, u rrek me dezinformatën se virusi i ri koronavirus ishte parashikuar në një roman bestseller dhe në një dokument të qeverisë gjermane.

Përkatësisht, në rrjetet sociale midis përdoruesve serbë ka filluar të përhapet “informacioni” se koronavirusi i ri ishte paraparë në romanin “Sytë e errësirës” të Din Kunc, botimi i parë i të cilit ishte në 1981. Të njëjtën gjë e ka thënë Milomir Maric, moderatori i emisionit “Qirilica” në televizionin “Hepi”

Farsa ka të bëjë me virusin Vuhan-400, siç quhet tani, por ai është përfshirë vetëm në edicionin e romanit në vitin 1989. Më parë, virusi është quajtur “Gorki-400”.

Sidoqoftë, ky dezinformim tashmë është demaskuar nga kontrolluesit ndërkombëtarë të fakteve, raporton Raskrikavanje.rs, duke theksuar se “Wuhan-400” imagjinar është ngritur në laborator, gjë që për koronavirusin e ri “sipas të dhënave deri tani në dispozicion” nuk është rasti.

E dyta, “virusi letrar” ka një shkallë vdekshmërie 100 përqind, dhe brenda 24 orësh, ai nuk mund të mbijetojë në pjesën e jashtme për më shumë se një minutë dhe e gjithë kjo, sipas shërbimit serb, nuk është rasti me SARS-Cov-2,.

Një dezinformatë tjetër me natyrë të ngjashme ishte objekt i një analize nga Raskrikavanje.rs, përkatësisht pretendimi i profesorit Uolter Uejt në një video të postuar në YouTube, e cila ndahet intensivisht në Internetin serb, që Gjermania në vitin 2012 në një dokument e kishte parashikuar me saktësi virusin dhe përhapjen e tij.

Bëhet fjalë për dokumentin e miratuar tetë vjet më parë nga Bundestag gjerman – “Raport mbi analizën e rreziqeve në mbrojtjen civile”. Uejt pretendon se ky dokument “duket si një fotografi e vërtetë e asaj që ne shohim tani se po ndodh në botë dhe e pasqyron këtë situatë, duket si skenar”.

Sidoqoftë, sipas shërbimit serb, dokumenti zyrtar merret vetëm me hartimin e një skenari të mundshëm me virus hipotetik pandemik, përkatësisht, siç ka sqaruar qeveria gjermane në fund të muajit të kaluar, “ky është një skenar hipotetik që përshkruan rrjedhën e pandemisë”, përkatësisht duhet të sigurojë planifikimin dhe mbrojtjen e duhur nëse vjen deri te katastrofa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button