RMV, IShP ka publikuar të dhënat rreth gjendjes së virusit korona në territorin e vendit

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik të Maqedonisë së Veriut, për situatën me virusin korona, në datën 7 prill, janë shënuar edhe 2 viktima të tjera, 18 raste të reja, ndërsa janë shëruar 7 persona, njofton Portalb.mk.

Në komunikatën e këtij instituti thuhet se janë testuar gjithsej 351 materiale, dhe atë në Laboratorin e virusologjisë dhe diagnostikës molekulare pranë Institutit të shëndetit publik dhe në laborator private. Pozitive janë 18 ose 5,1% e të testuarve.

Rastet e reja janë raportuar nga 7 qytete. Numri më i madh i të prekurve janë nga Shkupi.  Në spital janë shtruar 6 persona, ndërsa të tjerët janë në trajtim shtëpiak.

  • Shkup – 261
  • Kumanovë – 130
  • Dibër – 49
  • Shtip – 20
  • Tetovë – 29
  • Prilep  – 38
  • Strugë – 28
  • Veles – 10
  • Manastir – 8
  • Ohër – 3
  • Kavadar – 3
  • Gostivar – 4
  • Gjevgjeli – 4
  • Strumicë – 2
  • Kriva Pallankë – 3
  • Radovish – 4
  • Krushevë – 3
  • Koçan 18

Ndërkohë, rastet e reja të vdekjes së pacientëve që janë raportuar në të dhënat 7 prillit, janë shënuar në qytetin e Kumanovës dhe Kavadarit.

“Bëhet fjalë për dy meshkuj në moshë 44 dhe 73 vjet. Tek i ndjeri nga Kumanova ka pasur simptoma të sëmundjes, komorbiditet dhe ka qenë i shtruar në në KSIGJEF. Shtetasi i huaj ka qenë me qëndrim në vend tashmë 4 muaj. Deri më 07.04.2020, në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar gjithsej 617 raste me  COVID-19. Sipas vendbanimit, raste me COVID-19 janë regjistruar në 18 qytete. Numri më i madh janë regjistruar në Shkup dhe në Kumanovë, ndërsa legalitet më të madh kanë regjistruar Struga dhe Tetova”, thuhet në kumtesën e institutit.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, mosha e të prekurve sillet nga 0 deri në 91 vjet. Numri më i madh i të prekurve janë në moshë nga 50-59 vjet – 131 (21,2%). Sa i përket datës së diagnostikimit laboratorik, rasti i parë është regjistruar në javën e 9 të vitit, ndërsa nga java e 11 në vitin 2020 vazhdimisht regjistrohen raste të reja të konfirmuara.  Numri më i lartë i rasteve të regjistruar gjatë një dite (n=72) është regjistruar në 04.04.2020.  Janë regjistruar 72 raste në mesin e punonjësve shëndetësor.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 551 janë raste aktive, 37 persona janë të shëruar, dhe 29 raste të vdekjes.

Për ta parandaluar përhapjen e mëtejme të virusit në territorin e gjithë vendit, Qeveria vendosi që: të ndalohet lëvizja e popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut në periudhën kohore nga ora 16:00 deri më 05:00, për fundjavë tërësisht, e që ka për qëllim parandalimin e sëmundjes infektive COVID-19 dhe mbrojtjen e popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Lëvizja e personave mbi 67 vjet është e lejuar vetëm në periudhën nga ora 10:00 deri në orën 12:00. Lëvizja e personave e personave deri në 18 vjet, është e lejuar vetëm në periudhën nga ora 13:00 deri në orën 15:00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button