Janë zgjedhur vegla digjitale për ballafaqim me pasojat nga COVID – 19, njëra është për lajme të rrejshme

Në thirrjen publike KREATON të dedikuar për krijimin e veglave digjitale dhe zgjidhje për ballafaqim me pasojat nga COVID-19, janë zgjedhur 16 zgjidhje, njofton Meta, transmeton Portalb.mk.

Thirrja është zbatuar në bashkëpunim me Ambasadën e Zvicrrës, USAID, UNDP, UNICEF, MASIT dhe Fondin për Inovacione.

“Të gjitha këto zgjidhje ofrojnë kontribut për uljen e pasojave dhe përshtatjen e jetës dhe punës në kushte të krizës. Ajo që është e rëndësishme është se i gjithë procesi ka qenë i zbatuar në një afat rekord. Kjo ka treguar se, edhe qytetarët prej të cilëve kemi marrë mbi 500 aplikime, por edhe institucionet dhe organizatat ndërkombëtare, munden dhe duhet të përshtaten dhe të funksionojnë në mënyrë efikase në kushte të ndryshueshme”, tha drejtori i Fondit për Inovacione, Jovan Despotovski.

Zgjidhjet e zgjedhura ofrojnë vegla digjitale në mjekësi, arsim, luftën kundër lajmeve të rrejshme, vegla digjitale për përshtatje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, dhe të njëjtat duhet të jenë funksionale për 15 ditë dhe të jenë falas për të gjithë.

Buxheti i përgjthshëm i thirrjes është 10 mln denarë, me shumë maksimale për një aplikacion deri në 10.000 euro në kundërvlerë të denarit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button