Rexhepi: Të na ndihmojë Qeveria se mos e dhëntë Zoti ta tërheqim vendimin për mbrojtje gjatë epidemisë, atëherë bëhet Bangladesh

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame (BFI), Sulejman Rexhepi, e ka paralajmëruar zëvendëskryeministrin, Bujar Osmani dhe Qeverinë se nëse BFI nuk merr ndihmë nga shteti, mund të ndodh që të tërhiqet thirrja për mbrojtje nga virusi korona, gjegjësisht vendimi për pezullimin e faljeve nëpër xhami, njofton Portalb.mk.

Në një emision televiziv, Rexhepi tha se i ka dërguar kërkesë Osmanit, si koordinator i Shtabit të Krizës që të ndajë ndihma për BFI-në, por deri më tani ashtu siç tha reisi, nuk ka përgjigje.

“Ka ndihma prej jashtë. Të jetë e kujdesshme se çka bën Qeveria. Do t’i rikujtoj edhe me një kërkesë, pasi që nëse mos e dhëntë Zoti që ne ta tërheqim vendimin tonë, nuk ka fuqi që mund të luftojë me epideminë, ju garantoj. Atëherë këtu bëhet Bangladesh”, thotë Rexhepi.

Reisi thotë se deri më tani shteti nuk ka siguruar ndihmë financiare për komunitetet religjioze edhe pse siç tha ai, ata kanë qenë të goditura nga epidemia.

Portalb.mk, ka kërkuar nga BFI të deklarohen në lidhje me deklaratën e reisit, gjegjësisht të na japin detaje p#r kërkesën e tyre drejtuar Qeverisë, por të njëjtët nuk i janë përgjigjur pyetjes sonë.

Portalb.mk, ka kontaktuar me Osmanin, në lidhje me kërkesën e BFI-së, por ai shkurt na tha se “e njëjta është prezantuar përpara Qeverisë”, por nuk tregoi nëse ka ndonjë vendim në lidhje me të njëjtën.

Portalb.mk, tentoi të kontaktojë edhe ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, por i njëjti nuk ishte i kapshëm për redaksinë tonë.

Përpara 3 muajve, BFI mori vendim që t’i anulojë të gjitha lutjet në xhamiat e RMV-së, ndërkaq Rexhepi i ftoi besimtarët që lutjet t’i bëjnë në shtëpi. Xhamiat momentalisht janë të mbyllura dhe vetëm muezini e thirr ezanin 5 herë në ditë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button